Shakira zbulon se pse nuk dëshiron të martohet me Gerard Pique

0

Shakira kohët e fundit po bëhet gjithnjë e më e sinqertë kur bëhet fjalë për jetën e saj të dashurisë. Edhe pse ka qenë në një lidhje dashurie me futbollistin Gerard Pique për dhjetë vjet, ata ende nuk janë martuar, ndërsa këngëtarja më në fund e ka zbuluar të vërtetën se pse është kështu.

Shakira tha për revistën “Holla” se martesa e frikëson atë.

Loading...
Image

“Nuk dua të martohem. Sinqerisht, martesa më frikëson. Nuk dua që të më shohë si gruan e tij, por më shumë si të dashurën e tij, si dashnoren. Është si një frutë e ndaluar, preferoj ta mbaj në gishtërinj dhe të mendoj se gjithçka është e mundur në varësi të sjelljes së tij”, tha Shakira.

Shakira (42) dhe Gerard (32) u takuan kur po e xhironin një videoklip për këngën e saj “Waka Waka”, shkruan KOHA Ditore. Shakira e pranoi se ajo nuk mundi të mos e vërente bukurinë e lojtarit të ri.

“Nuk jam tifoze futbolli, kështu që as që e dija kush ishte ai. Por kur e pashë, m’u duk shumë simpatik. Më pas u takuam më në fund”, tha ajo.

Gjatë lidhjes 10-vjeçare, çiftit u lindën dy djem, Milan dhe Sasha.

“Ne kurrë nuk kemi qenë një çift tradicional. Nuk kemi marrëveshje se kush do të bëjë çfarë, t’i ndajmë detyrat apo gjëra të ngjashme, Por të dy jemi të përfshirë në mënyrë të barabartë në prindërim dhe të gjitha problemet që i kemi përpiqemi t’i zgjidhim në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne e mbështesim njëri-tjetrin, por gjithashtu kemi shumë ndihmë nga familjet tona”, tha Shakira.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.