“Ligji, si program parti”, Sherefedin Shehu: 500 banesa po na i ndërtojnë Turqit, na kanë mbetur edhe 14500

0

Ish deputeti i PD, Sherefedin Shehu ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për masat e marra pas tërmetit të 26 nëntorit, që shkaktoi 51 viktima.

Shehu i kërkon llogari kryeministrit Edi Rama se si do t’i ndërtojë 14500 ndërtesat e shembura nga tërmeti, përveç atyre që na ka premtuar Turqia, teksa përmend deklaratën e këtij të fundit, i cili tha se “do të eleminojmë përmbytjet në Laç”.

Loading...

Sipas tij, nevojat për ushqim, paisje, qera dhe ndërtimin e banesave për të pastrehët pritet të jenë të paktën 500 milion Euro.

Ai i jep leksion qeverisë se si duhet të veprojë në këtë rast, ndërsa deklaron se nevojat e qytetarëve  nuk financohen me parulla, por me ligje dhe veprime të përgjegjshme.

Postimi i plotë i Sherefedin Shehut:

500 Banesa Po Na i Ndërtojnë Turqit. Tani Na Kanë Mbetur edhe 14500

Pas marrëveshjes me Turqit, Kryeminstri nuk na tha se si do t’i ndërtojë 14500 ndërtesat e tjera por se “do të eleminojmë përmbytjet në Laç”. Ministri i Rindërtimit thotë se ndërtimi i banesave (që nuk dihet se kur do të fillojë) do të marrë formën e një “poli të ri zhvillimi urbano-ekonomik” dhe Ministrja e Financave thotë se në vendet ku do të ndërtohet do të ketë “zona të lira ekonomike” të cilat nuk janë krijuar dhe nuk do të krijohen ndonjëherë në Shqipëri.

Qeveria thotë se akoma nuk e di faturën e tërmetit kur dihet se sa njerëz janë pa bukë dhe pa strehë dhe llogaritë mund të bëhen me gishta. Kështu nevojat për ushqim, paisje, qera dhe ndërtimin e banesave për të pastrehët pritet te jenë të paktën 500 milion Euro. Dhe këto nevoja nuk financohen me parulla por me ligje dhe veprime të përgjegjëshme.

Duhet miratuar dhe të fillojë zbatimi i buxhetit të qeverisë dhe jo të na mashtrojë me konferencën e donatorëve që do të na qajnë hallin dhe do të na thonë hajdeni dhe merrni kredi.

Duhet një ministri me personel, buxhet dhe program rindërtimi dhe jo një Ministër propogande i shtuar në borderonë e Kryeministrisë.
Buxheti për institucione dhe programe rindërtimi duhet miratuar në ligj sepse shuma 20 miliardë lekë nuk është detyruese. Ajo është në një tabelë që nuk është pjesë e ligjit të buxhetit 2020.

Duhet të miratohen në ligj financimet për rindërtimin edhe për dy vitet pasardhëse (siç e kërkon ligji) mbasi edhe shuma 20 miliardëshe vetëm për vitin 2020 nuk është detyruese.

Duhet një program afat-mesëm për financimin e rindërtimit në vend të gënjeshtrës 13 miliardëshe mbasi 7 miliardë janë ndihma të supozuara dhe jo të konfirmuara. Edhe po të jetë e vërtetë kjo gënjeshtër do të duhen të paktën 6 vjet për financimin e këtyre nevojave.

Dhe Kuvendi duhet të miratojë buxhet të detyrueshëm për institucionet dhe programet e rindërtimit. Ligji është bërë si program partie dhe Shqipëria është kthyer në Republikë Kryeministrore me nene që “nëse” Qeverisë i falin apo i tepron ndonjë lek ta shpenzojë për rindërtimin (ligji i buxhetit nuk e lejon Kryeministrin që të miratojë programe buxhetore të reja por vetëm të transferojë deri në 10% të buxhetit midis programeve të miratuara në ligj).

Pra këtij Kryeminstri nuk ja ndjen për hallexhinjtë. Sipas tij, pas një viti kur ai të mos jetë më le të bëhët qameti.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.