HomeAktualitetAnalisti zbulon mesazhin e Ramës për deputetët pas dy largimeve të fundit:...

Analisti zbulon mesazhin e Ramës për deputetët pas dy largimeve të fundit: Mos harroni se…

Advertismentspot_img

Pasi u përjashtua nga Partia Socialiste, Elisa Spiropali mbajti sot një konferencë për mediat, ku pohoi se betejën e saj do ta vazhdojë brenda kampit socialist. Ajo theksoi se Partia Socialiste duhet të hapë garën brenda saj për t’iu përgjigjur kërkesave të kohës.

Analisti Albatros Rexhaj, i ftuar në “Opinion”, tha se qëndrimi i saj nuk kishte përmbajtje, ndërsa shtoi se priste më shumë prej saj.

Gjatë diksutimit në studio, Rexhaj tregoi një detaj, që sipas tij, Rama ua ka komunikuar deputetëve socialistë në një mbledhje partie. Sipas tij, Rama u është drejtuar deputetëve duke lënë të nënkuptohet se nuk shqetësohet për numrat, pas largimit të Spiropalit dhe Marjana Koçekut.

“Prita më shumë përmbajtje, pashë taktizim. Në mbledhjen e fundit që ka pasur Rama me partinë, ju ka thënë: “Ne i kemi fituar 83, por mos harroni që unë qeveris me 71. Domethënë kush e ka ndërmend me ec, të ecë.” Mesazhi ishte i qartë. Unë në këtë studio kam thënë, kur më ke pyetur a duhet të përjashtohet, kam thënë po. Sepse partia politike është një strukturë e disiplinuar.

Kjo ndodh kudo në botë: ti ose je brenda vijës, ose je jashtë vijës; aty nuk ka mes. Shiko çfarë bën Presidenti Trump… Presidenti Trump u fik njerëzve karrierën politike..Prisja substancë, arsyet e rebelimit të saj dhe projekt për hapa më tutje, atë nuk e pashë“, theksoi ai.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular