Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një deklaratë të fortë, duke pretenduar se një grup kriminal në vend ka kontaktuar pak ditë më parë një deputete të Partisë Socialiste, dhe i ka kërkuar të dalë kundër kryeministrit Edi Rama.
Lala nuk dha detaje mbi identitetin e deputetes apo grupin kriminal, por shtoi se bëhet fjalë për një grup me influencë të konsiderueshme.
E pyetur nëse deputetja në fjalë do jetë rasti për t’i dalë kundër kreut të qeverisë, ajo tha se ligjvënësja nuk mundet ta ndërmarrë një hap të tillë, pasi “do ketë shumë pasoja”.
“Një nga grupet kriminale në vend, para pak ditësh, thërret një deputete të PS-së dhe i kërkon t’i dalë kundër Edi Ramës. Kjo ka ndodhur ditët e fundit. Do ta provojë koha këtë. Nuk mund të dalë kundër, sepse ka shumë pasoja po dole kundër.
Fakti që vjen në një formë të caktuar në Kuvend dhe paratë e drogës, je mes dy zjarresh. Ka shumë pasoja nëse del kundër. Nuk jap dot detaje më shumë. Bëhet fjalë për një nga grupet kriminale më të fuqishme dhe me influencë”, deklaroi Klodiana Lala në “News 24”.









