HomeUncategorizedKrimi në Fier/ Scorpion me silenciator, arma që i mori jetën 42...

Krimi në Fier/ Scorpion me silenciator, arma që i mori jetën 42 vjeçarit, pistat e hetimit, 20 të shoqëruar

Advertismentspot_img

Vrasja në mënyrë mafioze e Shkelzen Kastratit paraditen e djeshme ne orën 10 e 20 minuta tek vendi Ura e Sheqit ka tronditur opinionin publik fierak pasi viktima baba i 4 femijeve njihej si njeri pa probleme.

Burime policore pohuan se ekzekutimi i tij është berë me armë zjarri  auromatike scorpion me silenciator

Policia ka shoqeruar mbi 20 persona dëshmintare okulare si dhe familjare dhe pasi janë marrë në pyetje janë lënë të lirë.

Pista kryesore pohuan burime policore nga DPV është ajo e hakmarrjes.

Ndërkohë që përcillet sot në orën 13:00 për në banesën e fundit 42 vjeçari Shkëlzen Kastrati, i ekzekutuar një ditë më parë.

Ai ishte babai i katër fëmijëve dhe mbeti i vrarë në një atentat mafioz në hyrje të qytetit të Fierit në vendin e njohur si “ Rotondua e Sheqit” ndërsa autori i krimit mbetet ende i paidentifikuar.

Ngjarja ndodhi gjate paradites, ndërsa trupi i pajetë i Shkëlzen Kastratit qëndroi brenda automjetit tip “Mercedes Benc” për më tepër se një orë.

E ndërsa blutë e Fierit zbarkuan në vendin e ngjarjes, pak kilometra larg tij, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Baltëzës”, në by passin Fier- Levan, u gjet e djegur një makinë tip Range- Rover me targa greke, e përdorur nga autori i ngjarjes, brenda të cilës edhe një arme zjarri tip Scorpion me silenciator, që mendohet u përdor për ekzekutimin e 42 vjecarit.

Pak ekzaminimit të trupit të Kastratit, rezultuan se goditjet kanë qenë ne pjesën e krahut, ndërsa një plumb e ka goditur në kokë.

Pas ngjarjes, janë shoqëruar në Policinë e Fierit dhe janë marrë pyetje dëshmitarë okularë, të cilët kanë treguar çfarë kanë parë. Ndërkohë janë sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë te bizneseve në këtë zonë, që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Edhe pse ende nuk ka një pistë te saktë, mendohet që hasmëria dhe konfliktet e vjetra mund të kenë çuar në ekzekutimin e 42 vjecarit, vetëm pak metra larg biznesit të tij dhe në një rrugë që e frekuentonte pothuajse përditë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular