Nënkryetari i Partisë Demokratikë Edi Paloka ka reaguar me një postim në facebook që i ka bashkuar edhe një Video të fjalimeve të kreut të qeverisë Rama dhe ku ne krah te tij qendrojnë nje pjesë e atyre që tashmë i ka hequr nga qarkullimi ligji i dekriminalizimit.
Reagimi i Palokës erdhi pas deklaratave të Ramës për programin e PD dhe kreun e saj Basha.
Ja postimi:
Eshtë më se e kuptueshme pse je i trembur nga Lulzim Basha. Ske faj. të ka nxjerrë ashtu siç je para shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve një hajdut dhe bashkëpuntor kriminelësh e perdhunuesish. Koha jote ka mbaruar. Me 25 prill ti humbet, Shqipëria fiton.







