HomePolitike“Hekuri rrihet sa është i nxehtë”- Kreu i Prezencës së OSBE në...

“Hekuri rrihet sa është i nxehtë”- Kreu i Prezencës së OSBE në Tiranë: Zgjedhjet e 2025 po afrojnë, koha e duhur për të marrë në konsideratë rekomandimet e ODIHR

Advertismentspot_img

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran, në një tryezë teknike të organizuar bashkë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kanë diskutuar për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 në Shqipëri.

Duke përdorur shprehjen e njohur “hekuri rrihet sa është i nxehtë”, Tarran është shprehur se ka ardhur koha që rekomandimet e OSBE/ODIHR të merren në konsideratë tashmë që zgjedhjet po afrojnë.

Gjithashtu ai u shpreh se duhet të rritet performanca e institucioneve në trajtimin e shitblerjes së votës dhe shkeljeve të tjera zgjedhore, ndërsa garantoi mbështetje sipas nevojës.

“Hekuri rrihet sa është i nxehtë! Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare të 2025-s, tani është koha e duhur për të marrë në konsideratë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it e për të rritur performancën e institucioneve shtetërore në trajtimin e shitblerjes së votës dhe shkeljeve të tjera zgjedhore. Prezenca mirëpret çdo nismë që i jep përparësi luftës kundër krimeve zgjedhore, përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje sipas nevojës”, tha ambasadori Michel Tarran.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular