HomeKronikeDo martohej së shpejti, 29-vjeçarja gjendet e vdekur në kënetë dy javë...

Do martohej së shpejti, 29-vjeçarja gjendet e vdekur në kënetë dy javë pasi ishte shpallur e zhdukur

Advertismentspot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britaninë e Madhe, ku një 29-vjeçare ka humbur jetën. Viktima është Eren Wright, e cila ishte shpallur e zhdukur për rreth dy javë. Trupi i saj u gjet në një kënetë pranë bregdetit midis Lytham dhe Warton. 

Sipas “The Sun”, 29-vjeçarja që ishte në prag të martesës me partnerin e saj Silas O’Carroll Pond, u zhduk në Lytham, Lancashire , të martën, më 27 tetor. Ishte pikërisht i fejuari i saj i cili raportoi në polici zhdukjen e saj. Më herët atë mëngjes, ajo u pa rreth orës 10:30 të mëngjesit në Clifton Drive South, në kryqëzimin e saj me St Anne’s Road West. 

Filmimet e kamerave të rrugës zbuluan se ajo udhëtoi për në qendër të qytetit Lytham përpara se të merrte një autobus për në St Annes. Pamjet e lëvizjeve të saj të fundit e tregonin atë duke ecur në një rrugë e veshur me një bluzë me kapuç të çelët ngjyrë jeshile ulliri. 

Do martohej së shpejti, 29-vjeçarja gjendet e vdekur në

Oficerët besonin se Eren mund të ketë udhëtuar më pas për në zonën e Liqenit Fairhaven, midis Lytham dhe St Annes, ku mund të ketë qenë rreth orës 5:30 të pasdites. Ngjarja po hetohet deri më tani si një vetvrasje.  

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular