HomeEkonomiCredins bank firmos marrëveshje me Universitetet “Aleksander Moisiu” dhe University of New...

Credins bank firmos marrëveshje me Universitetet “Aleksander Moisiu” dhe University of New York Tirana

Në kuadër të ofrimit te internshipeve dhe zhvillimin e praktikave mësimore u firmos marrëveshja më e re e bashkëpunimit mes Credins bank dhe Universitetit “Aleksander Moisiu”.
Marrëveshja u firmos nga z. Egi Santo, Drejtor i Burimeve Njerëzore në Credins bank dhe z. Shkëlqim Fortuzi, Dekan i Fakultetit të Biznesit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
Përgjatë takimit u fol edhe për mundësinë e punësimit të talenteve të reja, që e shohin sektorin bankar dhe kryesisht Credins bank, një mundësi të shkëlqyer për karrierën e tyre.
Një tjetër bashkëpunim i suksesshëm mes Credins bank dhe University of New York Tirana.
Kjo marrëveshje u nënshkrua nga z. Maltin Korkuti, Drejtor i Përgjithshëm i Credins bank dhe Prof. Dr. Ali Güneş, rektor i University of New York Tirana, në kuadër të ofrimit të praktikave të dedikuara mësimore dhe marrja e eksperiencave profesionale në industrinë bankare.
Punësimi i studentëve ekselent, ishte një tjetër pikë diskutimi, për të cilën banka Credins do të jetë gjithmonë e hapur për të mbështetur ambiciet e tyre profesionale. Credins bank, gjithmonë në mbështetje të të rinjve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular