HomePolitikeHap thesin/PD i jep aleatëve 7 vende të sigurta në 11 Maj,...

Hap thesin/PD i jep aleatëve 7 vende të sigurta në 11 Maj, ngec marrëveshja me PDIU

Advertismentspot_img

Partia Demokratike do të lërë plot shtatë vende të lira në zona të sigurta për partitë aleate.

Në limitet e skadimit të afatit të vendosur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, demokratët kanë konfirmuar marrëveshjen me Partinë e Lirisë, e cila do të ketë katër mandate në zona të sigurta si dhe një numër kandidatësh në pjesën e hapur të listës.

Burimet i thanë Top Channel se PL-ja do të marrë dy mandate në listën e mbyllur të Tiranës, ku do të jenë emrat e Ilir Metës dhe sekretarit të Përgjithshëm, Tedi Blushi. Ndërkohë që dy mandatet e tjera do të jenë në Elbasan dhe Fier për Erisa Xhixhon dhe Edmond Haxhinaston.

Ndërkohë burimet kanë qenë të rezervuara sa i takon numrit të vendeve dhe zonat ku do të jenë kandidatët në listën e hapur në 11 maj.

Siç është konfirmuar tashmë, PD-ja do t’i japë një vend të sigurtë Fatmir Mediut në Tiranë, Agron Dukës në Durrës dhe Vangjel Dules me shumë gjasa në Vlorë. Ndërkohë që negociatat kanë ngecur me PDIU-në e Shpëtim Idrizit. Ky i fundit ka kërkuar dy mandate në zona të sigurta në 11 maj, ndërsa demokratët kanë qenë të gatshëm t’i japin vetëm një mandat.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular