“Askush nuk e lëshon imazhin e prindërve. Fakti që nuk kam një fëmijë…”
Në pjesën e dytë me moderatorë Gjesti dhe Laerti. Të ftuar fillimisht Rozana dhe Ola.
“Më dridhej trupi…”, Loredana akuzon rëndë Jozin! Amber dhe Vserlo përplasen ashpër me njëri-tjetrin në intervistë
Rozana ka rrëfyer momentet më të dhimbshme të jetës, humbjen e prindërve.
Laerti: Ti vjen nga një familje me trashëgimi… turbinë artistësh. Je prekur shumë kur flitet për mamin…
Rozana: Unë e kam humbur nënën kur ajo ishte vetëm 53 vjec, mosha më e bukur. Kur shoh Andetën, motrën time, them: Si iku mami aq e bukur, aq e re? E kam vuajtur shumë. Kur të largohet nëna fillon pyet Zotin dhe i hakërrehesh se pse ti mori prindërit. Pastaj fillon dhe pyet në invers, po pse mos më ndodhte mua? Jeta është e tillë. Ka njerëz që nuk i kanë njohur fare. Mami iku kur isha 27 vjec. Babi iku kur isha 22. Ka njerëz që nuk i kanë shijuar fare. Pas largimi të babit, mami u sëmur me një sëmundje të pashërueshme. I dhanë diagnozë tjetër këtu në Shqipëri, kur e vizituam në Itali, ajo ishte në gradën e katërt … e pashërueshme. Doktorit i thamë që nuk duhet ta marrë vesh. Ajo e kuptoi. “Andeta po unë kam kancer?”, e pyeti motrën.
Ajo fshinte lotët me cepin e çarçafit. Donte që mos rëndohesha … Si mund të m’i marrë Zoti brenda 1 viti e gjysmë të dy prindërit? Për mamin nuk kam qarë kurrë, duhet të bëhesha e fortë. Jeta është e vështirë, cdo njëri ka dramat e veta.







