Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga, ka ndarë një urim prekës për Bekon…
ëngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga, ka ndarë një urim prekës për Bekon, djalin e partnerit të saj, Alban Hoxha. Këngëtarja, e cila e ka rritur Bekon pas humbjes së të ëmës, thotë se dashuria nuk matet me gjak, por me zemër, dhe me përkushtimin që ajo ka pasur për të.
Postimi i këngëtares:
Gëzuar ditëlindjen, shpirti im i vogël! Ndoshta nuk të kam sjellë unë në jetë, por jeta më dha privilegjin të të rris, të të dua dhe të jem pjesë e çdo hapi të rrugëtimit tënd. Gjatë jetës kam kuptuar se dashuria nuk matet me gjak, por me zemër, me përkushtim dhe me gjithë ato ndjenja që të lidhin me dikë përtej çdo lidhjeje biologjike.







