HomeEkonomiLiberalizimi i tregut të energjisë, OSSH prezanton Platformën e Furnizuesve

Liberalizimi i tregut të energjisë, OSSH prezanton Platformën e Furnizuesve

spot_img

OSHEE Group ka hartuar Platformën e Furnizuesit, e cila tashmë është online në dy portalet kryesore të shoqërisë, në webin zyrtar www.oshee.al dhe në webin e shoqërisë bijë OSSH, www.ossh.al.

Në prezantimin e Platformës së Furnizuesit, përfaqësues të subjekteve të ndryshme të sektorit në tregun e lirë të energjisë elektrike, klientë të lidhur në tensionin 35/20kV dhe përfaqësues nga shoqëritë publike, OST, KESH, ERE, u njohën me risinë e prezantuar nga OSSH, në kuadër të digjitalizimit të shërbimeve për klientin.

Ndër sfidat e liberalizimit të tregut të energjisë, më e rëndësishmja është marrëdhënia me konsumatorët e lidhur në tension te mesëm.

“Në vitin 2018 dolën për herë të parë në tregun e lirë subjektet 35 kV. Ministria e Energjisë miratoi udhërrëfyesin për modelin e hapjes së tregut të lirë në vitin 2021 duke na ndihmuar të gjitha palët pjesëmarrëse në procesin e liberalizimit nëpërmjet parashikimit të fazave të daljes së klientëve në treg të derregulluar.

Në vijim, në vitin 2022 filluan të furnizohen nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit 7500 klientë të lidhur në rrjetin e shpërndarjes 20/10/6kV”, tha drejtoresha e Tregut të Energjisë, pranë Departamentit të Matjes dhe Mbështetjes së Tregut në OSSH, Beliola Vasjari.

Dalja plotësisht për klientët e lidhur në rrjetin 20kV u realizua në 1 janar 2024, duke vijuar në 1 janar të 2025 me konsumatorët e lidhur në 10kV dhe vitin e ardhshëm pritet të dalin në treg të lirë, klientët e lidhur në tensionin 6kV.

Viti 2024 shënoi shifër rekord me kërkesa, afro 300 të tilla për ndryshim furnizuesi nga klientët, gjë që solli si domosdoshmëri krijimin e një platforme online për ndryshimin e furnizuesit, një projekt të hershëm të OSSH.

Platforma nuk do të jetë thjesht hapësirë vetëm virtuale, por do të eleminojë shkëmbimin elektronik të përditshëm ndërmjet shoqërisë OSSH dhe Furnizuesve të Liçencuar të energjisë elektrike ne zbatim të Rregullave të Tregut Shqiptar të Energjisë Elektrike.

Treguesit e përmirwsuar të performancës së OSHEE Group, ulja e humbjeve teknike dhe suporti ndaj furnizuesve për rritjen e arkëtimeve, i ka dhënë mundësi Furnizuesit të Tregut të Lirë, të ofrojë shërbimet e furnzimit në mënyrë sa më profesionale.

“FTL është furnizuesi më i madh sot në tregun e lirë të energjisë elektrike. Ne kemi pozicion strategjik shumë të mirë, pasi kemi eksperiencë mbi 4-vjeçare në këtë sektor.

Stafi ynë i përbërë nga profesionistë ka një angazhim të plotë për realizimin e të gjitha detyrave funksionale. Ne sot kemi një shërbim shumë të mirë ndaj klientit, energji shumë të sigurt me çmim fiks për të gjithë klientët tanë”, tha administratori i FTL, Albi Gjenerali.

Aktualisht, FTL furnizon me energji elektrike, 85 klientë të lidhur në rrjetin e shoërndarjes 35kV, 1675 klientë në tensionin 20kV dhe 2131 klientë të tensionit 10kV.

Platforma e Furnizuesit do të krijojë një historik në menaxhimin e procesit të ndryshimit të furnizuesit. Ajo përfshin kërkesë/aprovim/arkivim për ndryshim furnizuesi, informacion në lidhje me konsumin në kohë reale nga sistemet e avancuara inteligjente ku matesat smart transmetojnë të dhënat online, që do të ndërlidhen me platformën.

“I pari është klienti që bën kërkesë për ndryshim furnizuesi. Më pas është furnizuesi aktual që ndoshta mund të jetë FSHU apo një tjetër, që verifikon çdo lloj informacion që nevojitet për këtë klient.

Me aprovimin e kërkesës së klientit, ajo shkon te furnizuesi i ri që ngarkon kontratën e re dhe statusin e klientit të ri.

Është e rëndësishme që klienti të dijë se kur bën kërkesën për ndryshim furnizuesi, në rast se aprovohet, ai bën ngarkimin e një vërtetimi debie dhe e ruan informacionin, e cila i shkon furnizuesit të ri”, tha drejtoresha e departamentit të IT në OSHEE Group, Eriselda Malaj.

Përfitimet e OSSH nga kjo platformë online është informacioni që merr në kohë të shpejtë për numrin e aplikimeve në treg të lirë, shpërndarjen automatike të tyre sipas shoqërive, rakordime automatike dhe kalkulime të faturës automatike për çdo furnizues. FSHU, FTL dhe të gjithë Furnizuesit e tjerë privat, përmes platformës së Furnizuesit, njoftohen në kohë reale për çdo aplikim pasi veprimet për ndryshimin e furnizuesit do të jenë automatike dhe lidhja e kontratës së re është online. Gjithashtu furnizuesit do të marrin në kohë reale të dhënat e matjeve orare për secilin klient që ata furnizojnë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular