HomeKultureSHEFQET MEKO sjell romanin RËNIA”, Ose fillesat e “epidemisë” të rënies të...

SHEFQET MEKO sjell romanin RËNIA”, Ose fillesat e “epidemisë” të rënies të një sistemi

spot_img

Nga Bashkim Koçi
Të lexosh një roman ku, veç të tjerash, gjen edhe veten tënde në atë çka shkruhet e tregohet, është jo vetëm privilegj, por edhe fat. Është fat dhe privilegj sepse bëhet fjalë për një temë interesante, madje disi e parrahur deri tani nga krijuesit tanë, siç është romani “RËNIA” i shkrimtarit, tashmë të mirënjohur, Shefqet Meko. Autori ka guxuar të trajtojë një nga periudhat më të errëta e nga më të vështirat që ka kaluar vëndi, siç ishin ato të viteve që sapo kishin filluar të ndjehesh flladi i erërave demokratike. I gjithë rrëfimi, nëse do ta quanim kështu përmbajtjen e ramanit “RËNIA”, shkrimtari Shefqet Meko e sjell nëpërmjet personazhit Maks Prifti, tek i cili lexuesi gjen veten; pra jam unë, je ti, ai tjetri, pra i gjithë shoqëria shqiptare që i ra për pjesë të përjetonte atë periudhë shumë të vështirë, jo vetëm ekonomikisht, por edhe emocionalisht, në të gjitha planet, e që ishin pjellë e sistemit të ngritur e të mbrojtur nga politika paksa e mbrapshtë.

Thuhet se gjithçka e ka një çmim në jetë, e madje edhe gjërat që mendojmë se na dhurohen. Tek romani “RËNIA” dalin ashiqare marrëzitë e sistemit, të cilat aty i përjeton, i vuan e i paguan personazhi simpatik, djali i shkolluar, shumë i sinqertë për çka ëndërron e synon të arrijë, studenti Maks Prifti. Maksi e do Partinë dhe me atë naivitetin e tij, mundohet të propogandojë vlerat e saj, idealet e saj dhe gjthçka që atij i dukej e bukur. Autori ka zgjedhur të jetë ky rrëfimtari nga fillimi e deri në fund të romanit, duke shfrytëzuar ca elementë specifikë e që ka vetëm ai, siç është pozicioni i tij si student, por më së shumti ai i gazetarit e kryeredaktorit të një gazete studentësh. Meko mjeshtërisht e ka veshur personazhin kryesor me kostumin e njeriut progresist, që i trajton dhe i analizon marrëzitë e sistemit, e që i vuan vetë ai, me këmbë në tokë, gjithmonë me dëshirën dhe dhimbjen që e vuan nga brenda, duke e munduar pyetja pa përgjigje “përse të jetë kështu”. Këtë pyetje të mundimëshme e detyron ta bëjë atëherë kur babanë e tij, ish partizan, për shkaqe të pakuptimta, e përjashtojnë nga Partia e që do të ishte zanafillë e keqe për të mos e pranuar si kandidat e për anëtar Partie. Më tej akoma këto mijra fije të padukëhme do të vërshonin si shkaqe për t’u kthyer tek ai si pasoja; të ndahej me Emën e bukur, të dashurën me të cilën do të lidhte jetën. Në rrugëtimin e tij, personazhi që personifikon e të mban në ethe deri në fund me temën e romanit “RËNIA”, Maks Prifti, shpalos dhjetra personazhe të tjerë, si studentë, pedagogë, funksionarë të lartë partiakë, drejtues të Universitetit B, punonjës të shërbimit sekret etj. të cilët sipas mënyrës së tyre, të formimit dhe të interesave që i lidhin me pushtetin, përbëjnë një galeri përsonazhes interesantë, që të kujtojnë saktësisht përiudhën e atyre viteve, meritë e çmuar kjo e shkrimtarit Shefqet Meko. Ai i portretizon kaq bukur e saktë perzonashet edhe sepse është nisur nga ideja se nëse dëshiron të zbulosh se çfarë ka brenda zemrës së një njeriu, dëgjo se çfarë del nga goja e tij. Shkrimtari, falë intuitës dhe njohjes të atyre realiteteve për kohën që behet fjalë, na zbulon njeriun servil, partiakun e paaftë, drejtuesin që nuk ka këllqe të përplaset me të vërtetën e dhimbëshme, studenten që sakrifikohet për t.i hapur rrugë zhvillimeve progresiste, të njeriut të porsadalë nga burgu që përballet me hiletë e persekutorëve për të “dorëzuar” e mbajtur pushtet, apo edhe të sigurimsit që di të ruajë e të luajë mjeshtërisht rolin e njeriut që lufton të mbijetojë edhe në “kohëra të reja”.

Autori i romanit “RËNIA” nëpërmjet jetës, veprimtarisë së përditëshme dhe përpjekjeve për mbijetësë, ekonomikisht dhe politikisht, disa nga personazhet e tij mbijetojnë e përparojnë nëpërmjet intrigave, lajkave e pse jo edhe falë ligësisë të trashëgur në gene. Shefqet Meko tregohet mjeshtër i kadekorizimit të maskarenjëve në maskarenj dhe të sojlinjëve që guxojnë të lënë shpitin për t’i hapur rrugë zhvillimit dhe përparimit, duke u frymëzur jo vetëm nga aftësitë intelektuale, por edhe nga përvoja e shteteve perëndimorë ku kishin studjuar e ishin formuar për të përballuar punë të mëdha. Maks Prifti, personazhi i përzgjedhur me shumë dashuri nga autori, ka mundur të shfaqet në çdo përballje me të keqen si përkrahës dhe luftëtar për të triumfuar, për të mbetur në opinionin e gjërë si emër që përfaqëson njeriu e mirë, pa as më të voglin cen që të mund të vinte në dyshim karakterin e tij si misionar i ndryshimeve të mëdha. Sigurisht që në atë çka ai shikon e fotografon nuk ka përse të vërë në dyshim aksionin e politikanëve mariftxhinj, të atyre që ishin në pushtet e që nuk donin ta dorëzonin pushtetin. Maks Prifti, tashmë gazetar me përvojë e njëkohësisht i rrahur “me vaj e me uthull” gjatë debateve e përplasjeve me politikanë dhe drejtuesit e lartë në ikje, s’kish si të mos shfaqej ai që ish në të vërtetë, një i ri i cili mbante mbi shpinë jo vetëm përvuajtjet dhe peripicitë famljare, por edhe shumë më shumë, falë njohjes me personazhe “të çuditshëm”, të studentëve e pedagogëve, të shumë kuadrove politikanë, por dhe të kategorive të tjerë që ishin pjesë e pandarë e asaj shkolle të lartë në periferi të Tiranës. Kishte ardhur koha që personazhit kryesor të romanit “RËNIA” jeta të ishte si një libër ku faqe pas faqeje kishte marrë formë të plotë dhe kuptim që e çonte te dashuria për njerëzit.

Zhvillimet politike dhe drejtimi që morën ato në Shqipëri në fillesat e proceseve demokratike tek raomani “RËNIA” dalin si të jenë tallje mizore. Për Maks Priftin, studentin që ishte plot me ëndërra e dëshira rinore, nuk arriti dot t’i gëzohej asaj mrekullie që priste. Madje një zhgënjim fatal si ai e patën edhe shumë e shumë të tjerë, siç ish studentja Landa Budina, e cila në shenjë proteste shfaqi në publik lakuriqësinë e saj femërore, por që për fat të keq përfundoi në çmendinë.

Ky fat i priu edhe djaloshin Maks Priftit. Në raman ai arriti ta gjejë të dashurën, Emën, të cilën e kishte humbur për shkak të “biografisë”. Por shpresat tashmë të humbura, sepse nuk ndodhi ashtu si ai mendonte të ndodhte, i detyruan të largohen nga vendi, të iknin në Perëndim, një ikje kjo që do t’u kostonte shumë. Në udhëtim e sipër Ema, vajza që e dashuroi dhe e priti Maks Priftin deri sa u bënë bashkë për të realizuar ëndërrat jo në Shqipëri, por në Perëndim, u mbyt në det në kërkim të unazave që Maksi i hodhi si shënjë simboli në kërkim të lirisë. Më pas edhe Maksi, pasi mbriti në Itali, një ditë do të gjëndej në sheshin e Romës me piktura në krah të piktorit të tij të preferuar, Kadri Kukusë. Kishte lajthitur. -Ky është Van Gogu shqiptar, thoshte. Unë jam Xhek Londoni.
Marre nga gazeta Telegraf

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular