HomeKultureTakim i shkëlqyer në Bolonja për romanin "Dentro la notte di Martin...

Takim i shkëlqyer në Bolonja për romanin “Dentro la notte di Martin Guri” të Ahmet Prençit në bashkëbisedim me gazetarin e La Repubblica, Giuseppe Baldessarro. Ja falenderimet e autorit

Advertismentspot_img

Sukesi i krijmtarisë së Ahmet Prençit vazhdon të kalojë kufinjë dhe marrë ndërkohë dhe vëmendjen e personaliteteve të letrave si shkrimtarë apo dhe gazetarë. Më 17 prill në Bolonja u prganizua nje një takim letrar për romanin “Brenga e Prokurorit” e përkthyer në Italisht te titulluar “Dentro la notte di Martin Guri”, botuar nga shtëpia botuese Rubbettino. Për librin folen botuesi Luigi Franco dhe shkrimtari Ylljet Aliçka dhe Ben Blushi. Takimi u zhvillua ne një bashkëbisedim me gazetarin e La Repubblica, Giuseppe Baldessarro.
Statusi i shkrimtarit Ahmet Prençi
Ne Bolonja Më 17 prill 2026, në orën 17:00, në sallën e Komunës së qytetit të lashtë universitar dhe kulturor të Bolonjës, u zhvillua një aktivitet i veçantë kushtuar romanit tim, botuar nga shtëpia botuese Rubbettino, Dentro la notte di Martin Guri.

Në këtë takim u ndjeva thellësisht i lumtur dhe i nderuar mes shumë miqsh italianë dhe shqiptarë, të cilët jo vetëm e morën librin në dorë, por ndoqën me vëmendje edhe bisedën e bukur që u zhvillua rreth tij.

Botuesi Luigi Franco, si edhe shkrimtarët e nderuar nga Shqipëria, Ben Blushi dhe Ylljet Aliçka, folën me vlerësim për temën që trajton libri dhe për vlerat që ai përcjell. Gazetari i La Repubblica, Giuseppe Baldessarro, zhvilloi me mua një bashkëbisedim të gjatë dhe mjaft domethënës mbi romanin, aktualitetin, mesazhet që sjell vepra, si dhe mbi peshën psikologjike të personazheve dhe ngjarjeve të trajtuara në të.

Me këtë rast, dëshiroj të shpreh falënderimet e mia më të përzemërta për të gjithë protagonistët e kësaj ngjarjeje kaq të rëndësishme për mua.

Falënderoj Këshilltarin Komunal Dedjon Begaj, Shoqatën Korabi dhe drejtuesit e saj, Astrit Poti dhe Bledar Prençi, të cilët u kujdesën me përkushtim dhe bënë të mundur organizimin e këtij aktiviteti. Një falënderim të veçantë kam edhe për shkrimtarin dhe avokatin Alfred Duka, që erdhi nga Shqipëria për të qenë pranë meje në këtë takim, si dhe për botuesen time të mrekullueshme, Elda Vela, e cila ishte po ashtu e pranishme. Falënderoj me shumë mirënjohje edhe Granit Muçajn, i cili kishte bërë kilometra të tërë për të qenë pjesë e këtij aktiviteti.

Fjalë zemre kam për kushëririn tim, Bledar Prençin, i cili na krijoi një atmosferë të bukur e të ngrohtë kulturore, me kujdesin, kohën dhe shoqërinë e tij të vazhdueshme gjatë gjithë qëndrimit në Bolonjë, mes atyre mrekullive arkitekturore e historike që të lënë pa fjalë.

Një falënderim të sinqertë shkon edhe për pjesëmarrësit e shumtë, shkrimtarë dhe studiues italianë, që më nderuan me praninë e tyre. Jam i lumtur që libri im do të lexohet edhe prej tyre.

Faleminderit nga zemra, Bolonjë!

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular