Qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës mund të lëvizin pa kontrolle kufitare nga 1 maji deri më 30 shtator.
Marrëveshja e nënshkruar pranverën e kaluar mes dy qeverive ka hyrë këtë enjte sërish në fuqi, duke mundësuar qarkullim të lirë pa pasaportë apo kartë identiteti.
Kjo marrëveshje lehtëson ndjeshëm lëvizjen gjatë sezonit turistik dhe parashikon një total prej nëntë muajsh në vit me qarkullim të lirë.
Sipas marrëveshjes, qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë mund të kalojnë kufirin pa pasaportë apo kartë identiteti gjatë periudhës 1 maj – 30 shtator dhe 1 nëntor – 28 shkurt te vitit pasardhës.
Vetëm në orët e para të mëngjesit, pika e Morinës është përballur me fluks të shtuar udhëtarësh nga Kosova, që kanë zgjedhur Shqipërinë për të festuar 1 Majin dhe për të kaluar disa ditë pranë bregdetit.
Shkurtimi i barrierave kufitare jo vetëm përshpejton lëvizjen, por forcon edhe më shumë lidhjet mes dy vendeve.