Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka organizuar një aktivitet të posaçëm për të promovuar vlerat themelore të demokracisë amerikane, me fokus të veçantë në lirinë e shprehjes dhe rolin e shtypit të lirë.
Në kuadër të Ditës së Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, ambasada organizoi një diskutim midis gazetarëve shqiptarë dhe reporteres politike amerikane, fituese të çmimit Emmy, Lori Geary, rreth të drejtës së Amendamentit të Parë për lirinë e shprehjes dhe shtypin e lirë.
“Ju jeni sytë dhe veshët e popullit,”, ishte mesazhi i Geary për gazetarët shqiptarë, duke nënvizuar rolin thelbësor të medias për të mbajtur institucionet nën përgjegjësi dhe për të mbrojtur vlerat demokratike.
“Është Dita e Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara – e themeluar nga Kongresi në vitin 1956 për të nxitur të gjithë amerikanët të mësojnë më shumë rreth Kushtetutës së tyre! Në prag të kësaj dite, Ambasada e SHBA organizoi një diskutim midis gazetarëve shqiptarë dhe reporteres politike amerikane, fituese të çmimit Emmy, Lori Geary, rreth të drejtës së Amendamentit të Parë për lirinë e shprehjes dhe shtypin e lirë. “Ju jeni sytë dhe veshët e popullit”, shkruan ambasada amerikane.
https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/1230233915798430?ref=embed_post








