HomeKultureNetët e Filmit Shqiptar në Prishtinë. Ja programi i shfaqjeve

Netët e Filmit Shqiptar në Prishtinë. Ja programi i shfaqjeve

Advertismentspot_img

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit në Tiranë dhe Kino Armata në Prishtinë, organizojnë ciklin “Netët e Filmit Shqiptar në Prishtinë”.

Cikli i shfaqjes së filmave të kinematografisë shqiptare do të nisë mbrëmjen e sotme. Aktiviteti vjen në kuadër të promovimit të kinematografisë shqiptare me fokus të rinjtë, si dhe të kalendarit artistik kulturor Shqipëri-Kosovë.

Ceremonia e hapjes do të pasohet me shfaqjen e filmit të të madhit Anagnosti, “Përrallë nga e kaluara” (1987), në nderim të figurës dhe krijimtarisë së tij.

Cikli do të sjellë krijimtarinë e regjisorëve më të shquar shqiptarë, filmat e të cilëve do të shfaqen si për publikun e gjerë, ashtu edhe nëpër shkollat e Prishtinës.

Deri në nëntor 2025 do të shfaqen filmat e Xhanfise Kekos, Muharrem Fejzos, Fehmi Hoshafit, Saimir Kumbaros etj.

Në ceremoninë e hapjes do të marrë fjalën edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

Gjatë muajit tetor do të shfaqen filmat e Saimir Kumbaros: “Koncert në vitin 1936” dhe “Vdekja e kalit”, ndërsa në muajin nëntor do të shfaqen: “Kur xhirohej një film” me regji nga Xhanfise Kekos dhe “Kapedani” me regji të Fehmi Hoshafit dhe Muharrem Fejzos.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular