Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, prof. Dok. Evis Sala ka prezantuar sot drejtuesen e re të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, znj. Anxhela Paparizo, e cila rikthehet në Shqipëri pas 17 vitesh qëndrimi në diasporë, duke sjellë me vete mbi 20 vite eksperiencë dhe kontribut në administratën publike, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kanada, në role drejtuese dhe menaxhuese.
Ministrja Sala vlerësoi dhe falenderoi z. Florenc Spaho për kontributin e dhënë gjatë drejtimit të institucionit më të madh spitalor në vend.
Gjatë ditës së sotme, ministrja Sala ka prezantuar z. Arti Papajani, drejtor të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH).
Z. Papajani është diplomuar në Financë-Kontabilitet, Matematikë të Aplikuar e Informatikë, si dhe në Menaxhim Shëndetësor dhe sjell një eksperiencë të gjatë në administratën publike.
Ministrja Sala ka falenderuar ish drejtorin z. Spartak Zekja për kontributin e tij disavjeçar në krye të (FSDKSH).