HomeBotaAutori i sulmit në Turqi një nxënës i klasës së 8-të: Kishte...

Autori i sulmit në Turqi një nxënës i klasës së 8-të: Kishte fshehur armët e babait brenda në çantë

Advertismentspot_img

Një sulm me armë zjarri në një shkollë të mesme në provincën juglindore të Kahramanmaras në Turqi ka lënë të vdekur katër persona dhe 20 të tjerë të plagosur.

Guvernatori i zonës, Mükerrem Ünlüer, bëri të ditur për mediat se mes viktimave ndodhet edhe një mësues.

Sipas autoriteteve, autori i sulmit ka qenë një nxënës i klasës së 8-të, i cili ka përdorur armët e babait të tij për të kryer sulmin. Ai i kishte fshehur armët në një çantë shpine dhe ka hapur zjarr brenda ambienteve të shkollës.

Guvernatori konfirmoi gjithashtu se autori ka humbur jetën pas ngjarjes.

Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e sulmit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular