Në kuadër të riorganizimit të punës së Policisë së Shtetit, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka nxjerrë një udhëzim të ri për Policisë Rrugore, në lidhje me kontrollet në akset nacionale, por edhe në zona të tjera të vendit.
Sipas udhëzimit, patrullat e policisë rrugore nuk do të kryejnë më kontrolle rutine ndaj drejtuesve të automjeteve, të cilat janë pa një bazë të qartë ligjore.
Shkeljet e qarkullimit rrugor do të evidentohen kryesisht përmes përdorimit të teknologjisë, duke përdorur radarët e shpejtësisë që operojnë në mënyrë automatike, si edhe përmes dronëve monitorues.







