Një grua 51-vjeçare humbi jetën mëngjesin e sotëm, pasi ra nga kati i dytë i ndërtesës së Ministrisë së Turizmit në Greqi, në rrethana që mbeten ende të paqarta.
Sipas informacioneve paraprake, viktima ishte punonjëse e ministrisë.
Sipas medieve vendase, ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 08:35 në adresën Vasilissis Amalias Avenue 12. Një ambulancë e mbërriti menjëherë në vendngjarje, duke e transportuar gruan drejt Spitali Evangelismos, ku ajo u shpall e vdekur.
Sipas të njëjtave burime, po shqyrtohet edhe mundësia që ngjarja të ketë qenë vetëvrasje.
Ndërkohë, autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë për të zbardhur rrethanat e sakta të kësaj ngjarjeje.







