HomePolitikeSalianji thirrje Berishës: Dil dhe përballu në garë, ballafaqo premtimet e tua...

Salianji thirrje Berishës: Dil dhe përballu në garë, ballafaqo premtimet e tua me demokratët! Para se të mundim autokratët e qeverisë, të mposhtim ata të opozitës

Advertismentspot_img

Ervin Salianji ishte sot me demokratët në Kukës, ku i bëri dhe një sfidë personale liderit të PD-së Sali Berishës.

Për Salianjin, Berisha duhet të dalë e të ballafaqojë premtimet që ka bërë ndër vitet për demokratët.

Kjo pasi sipas tij, Berisha nuk mbajti premtimin për marrjen zvarrë të kryeministrit Edi Rama, madje ka marrë në zgjedhje rezultatet më të dobëta ndonjëherë.

Salianji: Të japin llogari drejtuesit, patjetër që do japin llogari. U tha që do e tërheqin zvarrë Edi Ramën. As zvarrë nuk e shoh dhe as të tmerruar. Më duket sikur po tallet për shkak të lidershipit të PD. u tha se do fitohen zgjedhjet lokale. U fitua vetëm në Has.

Dil dhe përballu në garë. Nuk po kërkojmë të ikësh për shkak të statutit. Themi jepi mundësinë demokratëve të shprehen me votë, dil e ballafaqohu me premtimet e tua përballë demkratëve. Që të munden autokratët e qeverisë, duhet të  mundim autokratët e opozitës. Nuk duhet të lemë PD të shkatërrohet.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular