HomeSocialeSot në disa zona priten reshje shiu! Ja parashikimi i motit dhe...

Sot në disa zona priten reshje shiu! Ja parashikimi i motit dhe sa do të jenë temperaturat

Advertismentspot_img

Kjo e hënë pritet të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm, me reshje të dobëta shiu që do të përfshijnë të gjitha qarqet e vendit. Sipas Institutit të Gjeoshkencës reshjet do të jenë kryesisht të lehta dhe të shpërndara gjatë ditës.

Në zonat bregdetare, temperaturat minimale dhe maksimale pritet të luhaten nga 13 deri në 21 gradë Celsius. Në vendet e ulëta, termometri do të shënojë nga 9 deri në 23 gradë Celsius, ndërsa në zonat malore temperaturat do të variojnë nga 6 deri në 17 gradë Celsius.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë e lehtë deri mesatare në pjesën më të madhe të territorit. Në zona të caktuara, kryesisht në bregdet dhe në relievet malore, era mund të forcohet për intervale të shkurtra.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular