HomeLifestyleAi ka një partnere të re? Vajza e Nicol Kidmam bën veprimin...

Ai ka një partnere të re? Vajza e Nicol Kidmam bën veprimin e papritur ndaj babait të saj 

Advertismentspot_img

Vajza e Keith Urban, Sunday Rose, duket se ka bërë një deklaratë në lidhje me marrëdhënien e saj me të atin pas ndarjes së tij me Nicole Kidman, vitin e kaluar.

17-vjeçarja thuhet se kohët e fundit ka hequr nga ndjekësit në “Instagram” babain e saj, edhe pse ky i fundit vijon që t’a ndjekë atë.

“Daily Mail” shkruan se ky veprim vjen pas raportimeve se marrëdhënia e Keith Urban adoleshenten është prishur që kur u njoftua ndarja e tij me aktoren e famshme.

Madje muajin e kaluar, u raportua se Sunday ka refuzuar që të takojë të dashurën e re të babait të saj, Karley Scott Collins.

Ndërkohë kujtojmë se aktorja e “Big Little Lies” dhe ylli i muzikës country i habitën fansat kur konfirmuan se martesa e tyre kishte mbaruar në shtator, duke i dhënë fund një marrëdhënieje 19-vjeçare që konsiderohej gjerësisht si një nga më të qëndrueshmet e Hollywood-it.

Teksa ana ligjore e ndarjes së tyre është finalizuar në heshtje, burimet kanë thënë se ndikimi emocional ende po zhvillohet prapa skenave.

Keith thuhet se ka vazhduar jetën me yllin 26-vjeçar të muzikës country në ngritje, Karley, një zhvillim që thuhet se i shtyu vajzat e tij të mbështesin me vendosmëri Nicole

Sipas reporterit të famshëm Rob Shuter, Sunday dhe Faith ‘refuzojnë të takojnë të dashurën e re të Urban’ si një shenjë besnikërie ndaj nënës së tyre.

Një mik i familjes i tha Shuter: “Vajzat janë vërtet të përqendruara te mamaja tani. Ato po përshtaten me të gjitha ndryshimet dhe është e natyrshme që duan të mbrojnë hapësirën e tyre”.

Ndërkohë, Keith ‘po përpiqet të balancojë jetën e tij me nevojat e vajzave të tij’, zbuloi një burim tjetër:

“Ai dëshiron që ato të jenë rehat, por përparësia e vajzave është mamaja e tyre dhe mirëqenia e tyre”.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular