Në vitet 1945–1956, regjimi komunist ndërtoi një kuadër ligjor për konfiskimin e pasurisë private: Ligji nr. 20 (15.12.1944) për ndalimin e eksportit të metaleve të çmuara, Ligji nr. 37 (13.01.1945) për “Tatimin e Jashtëzakonshëm mbi Fitimet e Luftës”, dhe akte të tjera që goditën jo vetëm tregtarët, por edhe qytetarët e thjeshtë.
Sipas dokumenteve të sjella nga Viron Bezhani në librin “Grabitja e Arit dhe Luga e Floririt”, konfiskimi i floririt pas Lufta e Dytë Botërore nuk ishte spontan, por një proces i organizuar politikisht për të zhveshur shoqërinë nga kapitali privat.
Në këtë libër, përmes dokumentave, vlerësohet se Shqipëtarëve ju janë konfiskuar rreth 200 ton Ar !!!! në forma të ndryshme: monedha, lingota, bizhuteri.
Qëllimi, i qartë: eliminimi i elitave ekonomike dhe përqendrimi i pasurisë në duart e shtetit.
Sot, sipas World Gold Council dhe bankave qendrore:
* Shqipëria: rreth 3.4 ton ar
* Greqia: rreth 113–114 ton ar
* Serbia: rreth 40–42 ton ar
Krahasimi flet vetë.
E kuptoni çfarë pasurie ka patur ky vënd 80 vjet më parë!
Por problemi nuk mbaron me të shkuarën. Edhe pas viteve ’90, asnjë nga forcat e djathta në pushtet nuk përmbushi detyrimin minimal moral dhe ligjor: kompensimin real të pronarëve për pasuritë e konfiskuara. Në vend të drejtësisë, shpesh u ndoqën politika që shpërndanë miliona metra katrorë toka e prona me çmime simbolike, duke krijuar një shtresë të privilegjuar që nuk e meritonte këtë trajtim.
Historia nuk është vetëm kujtesë!Është përgjegjësi për të kuptuar pse jemi këtu ku jemi.
Shqipëria nuk ka qenë e varfër! Shqipëria është grabitur!







