HomeSportNis “ters” Botërori i Anglisë: Hajdutët u marrin këpucët dhe topat, Bellingham...

Nis “ters” Botërori i Anglisë: Hajdutët u marrin këpucët dhe topat, Bellingham me shokë mbeten”zbathur” para ndeshjes me Kroacinë

Advertismentspot_img

Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara zbritjes në fushë për ndeshjen e tyre të parë në Kupën e Botës 2026.

Çfarë ndodhi? Gjatë transferimit të pajisjeve logjistike nga baza e tyre stërvitore para-turneut në West Palm Beach (Florida) drejt kampusit “Swope Soccer Village” në Kansas City (Missouri), ekipi i Anglisë ka rënë pre e një vjedhjeje masive. Hajdutët kanë arritur të marrin pothuajse të gjithë materialin sportiv, duke përfshirë këpucët e futbollit të personalizuara për lojtarët kryesorë dhe pothuajse të gjithë topat e stërvitjes. Si për ironi, në çantat e mbetura është gjetur vetëm një top i vetëm.

Kush janë të dyshuarit dhe reagimi i policisë Stafi i sigurisë së kombëtares angleze dyshon se në këtë ngjarje mund të jenë përfshirë pikërisht shoferët e kompanisë të cilëve u ishte besuar transporti i mallrave. Policia e Kansas City ka lëvizur me shpejtësi, duke vënë në pranga dy persona.

“Po hetojmë një vjedhje të mundshme të pajisjeve nga një automjet i ekipit, i cili ka mbërritur në Kansas City me një pjesë të konsiderueshme të sendeve që mungonin,” thuhej në deklaratën zyrtare të forcave të rendit lokal.

Gara me kohën e Federatës Angleze (FA) Ndërsa Federata Angleze e Futbollit po bashkëpunon ngushtë me autoritetet amerikane për gjetjen dhe rikuperimin e materialeve, menaxherët e logjistikës kanë nisur një garë të ethshme me kohën. Ata janë vënë menjëherë në kontakt me markat e mëdha sponsorizuese për të prodhuar dhe sjellë me urgjencë këpucë të reja, të përshtatshme për lojtarët përpara fillimit të ndeshjeve zyrtare.

Kujtojmë që Anglia është pjesë e një grupi të fortë dhe debutimi i saj do të jetë mjaft impenjativ.

Kalendari i Anglisë në Grupin e Botërorit:

  • 17 Qershor: Angli – Kroaci (në Dallas)
  • 23 Qershor: Angli – Ganë (në Boston)
  • 27 Qershor: Angli – Panamà (në Nju Jork)
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular