Ndalesa e radhës në turneun “Thirrëm sot ose nesër” të Yll Limanit është Tirana. Mbrëmjen e së premtes, artisti nga Kosova çeli natën e parë të dy koncerteve të njëpasnjëshme në kryeqytet duke bërë bashkë me dhjetëra mijëra të rinj në Pistën e Atletikës te Parku i Madh i Liqenit
Ndalesa e radhës në turneun “Thirrëm sot ose nesër” të Yll Limanit është Tirana. Mbrëmjen e së premtes, artisti nga Kosova çeli natën e parë të dy koncerteve të njëpasnjëshme në kryeqytet duke bërë bashkë me dhjetëra mijëra të rinj në Pistën e Atletikës te Parku i Madh i Liqenit.
Ndërsa për vetë artistin, Tirana ka shënuar një moment të paharrueshëm për karrierën e tij.
“Tirana, s’kam për ta harruar kurrë këtë natë”, shprehet ai krah një videoje të postuar në profilin zyrtar.
Nën tingujt e “A t’kujtohet dashnia”, “Qaj”, “Najher”, “Larg” e deri te këngët e reja të albumit prej të cilit ka marrë emrin edhe turneu, Yll Limani bashkoi të rinjtë e një kryeqyteti në një zë të vetëm.







