HomeBota7 trilionë $ në lojë, Sanders kërkon që fitimet e AI të...

7 trilionë $ në lojë, Sanders kërkon që fitimet e AI të ndahen me qytetarët amerikanë

Advertismentspot_img

Ndërsa kompanitë e inteligjencës artificiale po rriten me shpejtësi dhe po arrijnë vlera rekord në treg, senatori amerikan Bernie Sanders po propozon që një pjesë e kësaj pasurie t’i kalojë publikut.

Sipas një projektligji të prezantuar prej tij, shkruan Associated Press, do të krijohet një fond kombëtar pasurie me vlerë rreth 7 trilionë dollarë, i financuar përmes një takse të jashtëzakonshme prej 50% mbi aksionet e kompanive më të mëdha të inteligjencës artificiale.

Sanders argumenton se përfitimet nga revolucioni i AI nuk duhet të përfundojnë vetëm te disa korporata të mëdha, por të ndahen me qytetarët amerikanë përmes pagesave direkte dhe investimeve në shëndetësi, arsim dhe strehim.

Sipas planit, kompanitë që arrijnë të ardhura vjetore prej të paktën 200 milionë dollarësh nga aktivitetet e AI do të detyrohen të transferojnë një pjesë të aksioneve të tyre te fondi publik. Kjo do ta kthente shtetin amerikan në një nga aksionerët më të mëdhenj të industrisë së inteligjencës artificiale.

Fondi do të menaxhohej nga një komision i pavarur dhe do të përdorte aksionet për të ndikuar në vendimet e kompanive, me synimin që zhvillimi i AI të mos dëmtojë interesin publik.

Sanders propozon që një pjesë e fitimeve vjetore të fondit të shpërndahet si pagesa direkte për qytetarët, ndërsa pjesa tjetër të përdoret për programe sociale.

Ai thotë se edhe nëse tregu i inteligjencës artificiale do të pësonte rënie, qytetarët nuk do të mbanin barrën e humbjeve.

Ideja e një përfitimi publik nga AI ka marrë vëmendje edhe nga figura të tjera, përfshirë presidentin Donald Trump dhe drejtuesin e OpenAI, Sam Altman, të cilët kanë folur për mundësinë që publiku të ketë një pjesë në rritjen ekonomike që sjell kjo teknologji.

Megjithatë, propozimi i Sanders është shumë më radikal, pasi ai kërkon pronësi të drejtpërdrejtë publike mbi një pjesë të kompanive të mëdha të AI, jo vetëm kontribute vullnetare nga industria.

Sipas senatorit amerikan, inteligjenca artificiale mund të sjellë përparim të madh, por ekziston rreziku që ajo të thellojë pabarazinë duke pasuruar më tej miliarderët e teknologjisë dhe duke kërcënuar vendet e punës.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular