HomeOP EDPse po ngatërrojmë "betonizimin" me Zhvillimin Strategjik? (Rasti i Modelit Mixed-Use)/nga Zak...

Pse po ngatërrojmë “betonizimin” me Zhvillimin Strategjik? (Rasti i Modelit Mixed-Use)/nga Zak Topuzi

Advertismentspot_img

nga Zak Topuzi
Në Shqipëri, debati mbi projektet e mëdha (si Sazani, Zvërneci apo investimet e tjera strategjike) shpesh bie në “grackën” e ngushtë të reagimit emocional, frikës apo llogarive të vogla politike. Pyetja që dëgjojmë rëndom është:

“Të ndërtohen apo jo?”

Kjo është pyetja e gabuar. Pyetja e duhur që duhet të bëjmë si shoqëri është: “Çfarë modeli zhvillimi po ndërtohet, sa hapësirë publike ruhet, sa punësim gjithëvjetor krijohet dhe çfarë përfiton realisht komuniteti?”

Të kërkosh paga të larta, turizëm elitar dhe rritje ekonomike si e gjithë Europa, por nga ana tjetër të refuzosh me paranojë çdo kapital të madh ndërkombëtar, është një paradoks që na mban peng. Shqipëria sot ka pothuajse 10 herë më pak hotele dhe resorte me 5 yje se Mali i Zi apo Kroacia. Turizmi nuk mund të jetë më një industri 45-ditore me dhoma me qira; ai duhet të kthehet në një ekonomi shërbimesh 12-mujore.

Këtu hyn në lojë modeli “Mixed-Use” (Me Përdorim të Përzier). Në konceptin modern europian, ky model nuk është “shitje apartamentesh”, por rigjenerim i zonave që kanë humbur funksionin historik (ish-baza ushtarake, ish-aeroporte apo zona të degraduara) për t’i kthyer në destinacione të gjalla ku bashkohen hoteli, rezidenca, marina, shërbimet, kultura dhe hapësira publike.

Shembujt e suksesit në rajon dhe botë janë kokëfortë:

– Porto Montenegro & Porto Novi (Mal i Zi): Ish-baza detare të ish-Jugosllavisë, sot motorë të ekonomisë dhe turizmit luksoz ballkanik.

– Ellinikon (Athinë): Ish-aeroporti i Athinës po kthehet në një nga parqet dhe projektet më të mëdha urbane në Europë.

– Belgrade Waterfront (Serbi): Ish-stacion treni dhe zonë tërësisht e degraduar buzë lumit.

– Battersea (Londër): Një ish-central elektrik që sot është qendër e jetës urbane dhe tregtare.

– Sani Resort ( Greqi): Një ish ligatinë kënetore, sot krenaria e Kalkidikisë.

Këto projekte nuk bëhen me buxhete të vogla lokale. Ato kërkojnë kapitale gjigante, vizion afatgjatë dhe guxim për të parë përpara.

Është e lehtë të bësh “ambientalistin e thekur” për votat e radhës, duke harruar se po ato zona (si Zvërneci apo Sazani) dikur promovoheshin nga po të njëjtët aktorë të rëndësishëm të opozitës si “zhvillimet e së ardhmes”. Bile ka qënë PD që në 93 hartoj ligjin “Person i Stimuluar” me po ato atribute si sot “Ivestitor Strategjik” që po kërkon ta shfuqizosh pa thënë të vërtetën e madhe: Abuzuesit me këtë status duhet ti dënosh…!! Mbrojtja e mjedisit nuk bëhet duke e lënë një zonë të degraduar apo të paarritshme, por duke integruar projekte me standarde të larta ekologjike që i japin vlerë asaj.

Zhvillimi nuk refuzohet; ai monitorohet, kushtëzohet dhe analizohet mbi bazë shifrash dhe standardesh. Është koha të kalojmë nga debati i “frikës” te debati i “vizionit”.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular