Ambasada e SHBA në vendin tonë ka ndarë njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për ratifikimin e marrëveshjes me Shqipërinë për kredinë 302 milionë dollarë në fushën e mbrojtjes
Sipas njoftimit të DASH, cituar nga ambasada thuhet se ky financim do të mbështesë përparimin e Shqipërisë drejt përmbushjes së Angazhimit të Hagës për Mbrojtjen, që parashikon rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) deri në vitin 2035.
“Sot, Shtetet e Bashkuara kanë kënaqësinë të njoftojnë ratifikimin dhe nënshkrimin nga Shqipëria të një kredie të re prej 302 milionë dollarësh në kuadër të programit Foreign Military Fund (FMF), e cila do të mbështesë përparimin e Shqipërisë drejt përmbushjes së Angazhimit të Hagës për Mbrojtjen, që parashikon rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) deri në vitin 2035”, thuhet në reagimin e ambasadës e cila citon DASH.








