HomeAktualitetVIDEO/Protestat në ditën e 66-të, Kryeministri Rama nis pushimet në Dhërmi!

VIDEO/Protestat në ditën e 66-të, Kryeministri Rama nis pushimet në Dhërmi!

Advertismentspot_img

Në një kohë që vala e protestave nuk po ndalet dhe ka hyrë në ditën e 66 të sajë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ky i fundit duket se nuk e ka ndërprerë rutinën e tij të përvitshme të pushime në Jug të Shqipërisë.


Rama është filmuar ditën e sotme në plazhin e Dhërmiut, duke bërë xhiro me skaf.
Pamjet e Ramës me kapele dhe syze dielli janë postuar në rrjet nga “Antidroga”,  nga një prej faqeve qe ka qenë më aktive për protestat e qytetarëve.

Në pamje kryeministri duket i relaksuar, duke shijuar qetësinë e detit nën shoqërinë  e bashkëshortes. Ndërkohë që në skaf bie në sy dhe prania e dy fëmijëve të vegjël.

Edhe pse disa herë është artikuluar në protesta se kryeministri Rama është detyruar të prishë agjendën e pushimeve për shkak të protestave, por nga pamjet duket se kreu i qeverisë ka marrë lejen e verës, me mbylljen e sesionit parlamentar.

Edi rama ne Dhermi
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular