HomeKronikeDETAJE/ Kristjan Sterjo vrau shokun e fëmijërisë me plumb pas shpine, shkak...

DETAJE/ Kristjan Sterjo vrau shokun e fëmijërisë me plumb pas shpine, shkak dyshohet se u bë një VAJZË…!

Advertismentspot_img

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Korçën pasditen e së shtunës, ku 20-vjeçari Joan Zuko mbeti i vrarë. I riu i cili prej rreth dy muajsh ishte shkëputur nga detyra si ushtarak në Forcat e Armatosura, u qëllua me kallashnikov nga shoku i tij i fëmijërisë, Kristjan Sterjo.

Ndërkaq sipas të dhënave të bëra publike deri më tani, mes dy të rinjve kishte një konflikt të hershëm i cili ishte i njohur edhe për autoritetet. Përplasja mes tyre, fillimisht fizike agaravoi më pas deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Por, sipas informacioneve të reja të mësuara nga rrethi shoqëror i dy të rinjve, shkak i konfliktit mes tyre dyshohet të jetë bërë një vajzë. (Kjo pistë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet dhe mbetet në kuadër të informacioneve që po verifikohen nga grupi hetimor.

Theksojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen nr. 14 të qytetit juglindor, Korçës. Pas përplasjes Zuko tentoi të largohej dhe të fshihej brenda një pallati, por u ndoq nga autori. 20-vjeçari u qëllua pas shpine teksa ngjiste shkallët, ndërsa në dorë kishte një thikë. Plumbi e goditi në pjesën e poshtme të shpatullës, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme në katin e tretë të pallatit.

Pas krimit, policia dhe forcat RENEA nisën një operacion të gjerë për kapjen e autorit. Kërkimet u shtrinë në disa zona të qytetit, deri te varrezat, në drejtimin ku Sterjo ishte parë të largohej. Pas disa orësh ai u arrestua pranë banesës së tij.

Gjatë operacionit u gjet edhe arma e dyshuar e krimit. Ishte vetë Kristjan Sterjo ai që u tregoi uniformave blu vendin ku e kishte hedhur kallashnikovin.

Gjithashtu mësohet se në të kaluarën Sterjo ka pasur probleme me drejtësinë dhe është arrestuar më herët për plagosje me thikë. Edhe në rrjetet sociale, në publikime të bëra nga persona të rrethit të tij shoqëror, shfaqen pamje që tregojnë një ambient problematik ku ai shoqërohej. Në disa prej tyre i riu shfaqet pranë personave që mbajnë armë në duar, ndërsa në tavolinë duken edhe lëndë të dyshuara narkotike.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular