Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ksamil, ku një vajzë vetëm 4 vjeçe ka humbur jetën pasi është përplasur aksidentalisht nga automjeti i drejtuar nga babai i saj.
Ngjarja ka ndodhur në një parkim privat, teksa babai po kryente një manovër me automjetin. Në rrethana që ende nuk janë të plota, makina ka goditur vajzën e vogël.
Pavarësisht ndërhyrjes dhe përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e nevojshme, 4-vjeçarja nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.







