HomeKronikeU vra nga shoku i fëmijërisë me plumb pas shpine, nëna e...

U vra nga shoku i fëmijërisë me plumb pas shpine, nëna e Joan Zukos bën postimin prekës: U largua padrejtësisht nga kjo jetë, boshllëk që asgjë s’mund ta mbushë

Advertismentspot_img

Nëna e 20-vjeçarit Johan Zuko, i cili u vra nga shoku i fëmijërisë, ka bërë një postim prekës për humbjen e djalit të saj në mënyrë tragjike.

Ornela Zuko ka shkruar në rrjete sociale, se i viri u largua padrejtësisht dhe shumë herët nga jeta, teksa shton se pas i ka lënë një boshllëk të madh.

“Në këto ditë dhimbjeje të pafund, duam të shprehim mirënjohjen tonë të thellë për të gjithë familjarët, të afërmit, miqtë, shokët dhe të njohurit që na qëndruan pranë por dhe te gjithe ju miqte e mi qe me keni derguar nje numur te pafundem mesazhezh në humbjen më të rëndë të jetës sonë.

Prania juaj, fjalët ngushëlluese, përqafimet dhe çdo gjest dashurie e respekti për Joanin tonë na dhanë forcë në çastet kur zemrat tona ishin të copëtuara. Dashuria që i treguat dëshmoi edhe një herë se sa shumë u desh dhe sa kujtime të bukura la në zemrat e të gjithëve.

Joani ynë u largua padrejtësisht dhe shumë herët, duke lënë pas një boshllëk që asgjë nuk mund ta mbushë. Por buzëqeshja, mirësia, dashuria dhe shpirti i tij i bukur do të jetojnë përgjithmonë brenda nesh”, ka shkruar ajo.

Ngjarja tragjike ndodhi pasditen e së shtunës, ku shoku i tij i fëmijërisë, Kristjan Sterjo qëlloi me armë pas shpine Johan Zukon. Si pasojë e plagës 20-vjeçari, ish-ushtarak, ndërroi jetë.

Kristjan Sterjo mori arratinë pas krimit, ku u arrestua pas disa orësh pranë banesës së tij nga policia. 

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular