Një burrë dhe një grua, të dy shtetas meksikanë, u arrestuan për dyshimin se kishin tejkaluar afatin e qëndrimit të tyre në vend
Autoritetet amerikane të imigracionit u përballën me kritika pasi oficerët e Imigracionit dhe Doganave (ICE) arrestuan dy pasagjerë, një baba dhe një vajzë, ndërsa po hipnin në një fluturim në Seattle. Sipas mediave të huaja, incidenti ndodhi të shtunën në mëngjes sipas kohës lokale në Aeroportin Ndërkombëtar të Seattle-Tacoma (SEA), kur ICE tha se një burrë dhe një grua, të dy shtetas meksikanë, u arrestuan për dyshimin se kishin tejkaluar afatin e qëndrimit të tyre në vend.
Videot e shpërndara në mediat sociale tregojnë oficerë, të veshur me xhaketa pa shenja dalluese, duke zvarritur një person, ndërsa një grua që po përpiqej t’i ndalonte dhe bërtiste se kishte një leje pune.
Sipas ICE, gruaja që ata arrestuan e quajtur Sofia Hernandez Mejia hodhi kafe të nxehtë mbi oficerët dhe do të akuzohet për sulm ndaj një oficeri federal.
Avokatja e çiftit, Olia Catala, tha se ajo ishte vajza e Mendozës dhe se ata po udhëtonin për në një pagëzim familjar. Sipas saj ata nuk kishin të kaluar kriminale.
“Ata nuk janë të arratisur. Ata po kalojnë nëpër një proces ligjor. Mund ta imagjinoni nëse dikush që nuk është veshur si oficer po vrapon drejt jush, nuk e dini se kush është. Pra, pati shumë panik, shumë kaos, oficerët që e kapën i derdhën dhe kafen”- tha avokatja.
Një dëshmitar okular, John Gaedeke, i cili po hipte gjithashtu në aeroplan, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se mendonte se agjentët ishin pasagjerë dhe se ata “nuk kishin asnjë dokument identifikimi”









