HomeKronikeSherr për pronën mes dy vëllezërve, parandalohet konflikti me armë zjarri! Arrestohet...

Sherr për pronën mes dy vëllezërve, parandalohet konflikti me armë zjarri! Arrestohet 47-vjeçari

Advertismentspot_img

Dy vëllezër janë konfliktuar për motive pronësie, ndërsa policia thotë se ka parandaluar ngjarjen e rëndë me armë zjarri.

Sipas njoftimit zyrtar sherri ka ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ndërsa policia sekuestroi edhe një armë zjarri pistoletë, me 2 krehra dhe 30 fishekë.

Policia sqaron se në pranga ra shtetasi me iniciale J. T., 47 vjeç, pasi dyshohet se, për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri vëllanë.

Vlorë/ Finalizohet operacioni i koduar “Lidhja”.

Parandalohet përshkallëzimi i konfliktit me armë, për motive pronësie, mes dy vëllezërve në lagjen “Uji i Ftohtë”.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, vihet në pranga 47-vjeçari me precedent kriminal për trafikim të lëndëve narkotike.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, me 2 krehra dhe 30 fishekë.

Menjëherë pas njoftimit për një konflikt në një familje në lagjen “Uji i Ftohtë”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje, për të sqaruar rrethanat dhe përfshirjen në këtë konflikt.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Lidhja”, u parandaluan ngjarje kriminale në këtë familje, si dhe u arrestua në flagrancë shtetasi J. T., 47 vjeç, pasi dyshohet se, për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri vëllanë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular