HomeKronikeEMRI/Qëlloi me thikë 29-vjeçarin dhe u arratis, policia zbardh ngjarjen në Fier:...

EMRI/Qëlloi me thikë 29-vjeçarin dhe u arratis, policia zbardh ngjarjen në Fier: Adoleshenti është identifikuar

Advertismentspot_img

Policia ka dalë me njoftim në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur pak më parë në Fier, ku një person u plagos me thikë nga një adoleshent. 

Policia sqaron se autori është 17 vjeç, jo 15 siç u raportua më herët. I mituri është identifikuar dhe policia po vijon punën përkapjen e tij. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në lagjen “Konferenca e Pezës”, ku autori dhe 29-vjeçari Bexhet Myftari, punonjës në një fast-food, janë konfliktuar për motive të dobëta. I mituri e ka qëlluar të riun me thikë në pjesën 4e barkut dhe më pas është arratisur.  

Myftari është transportuar drejt spitalit ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  

Njoftimi i policisë: 

Fier/Plagosi me mjet prerës një 29-vjeçar dhe u largua nga vendngjarja, identifikohet 17-vjeçari dhe vijon puna për kapjen e tij. 

 Sot, rreth orës 17:20, në lagjen “Konferenca e Pezës”, janë konfliktuar shtetasit B. M., 29 vjeç, dhe G. A., 17 vjeç. Gjatë konfliktit, shtetasi 17-vjeçar dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) 29-vjeçarin dhe më pas është larguar nga vendngjarja. 29-vjeçari është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular