HomeKryesoreRamush Haradinaj: Kthimi i Hashim Thaçit është nder për Kombin, të zgjidhet...

Ramush Haradinaj: Kthimi i Hashim Thaçit është nder për Kombin, të zgjidhet ai President i Kosovës

Advertismentspot_img

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për mënyrën se si po menaxhohet procesi i formimit të institucioneve të reja në vend.

Në një deklaratë për mediat, Haradinaj ka propozuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për një mandat të ri si president, duke e cilësuar rikthimin e tij në këtë detyrë si një nder për vendin dhe kombin.

“Është në nderin e kësaj legjislature, por edhe çdo legjislature, që t’ia vazhdojmë mandatin presidentit Thaçi. Atij i është marrë mandati nga një ndërhyrje ligjore dhe me kthimin e tij është nderi ynë si komb, jo për shkak të ndonjë afërsie politike, por për shkak të një kundërpërgjigjeje të armiqve të Kosovës që kurrë nuk flenë, që t’ia vazhdojmë mandatin. Ka edhe ‘x’ opsione të tjera, mos me mbajtë peng Kosovën”, ka deklaruar Haradinaj.

Gjykata Speciale në Hagë pritet të shpallë më 16 shtator aktgjykimin në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Haradinaj ka kritikuar gjithashtu Lëvizjen Vetëvendosje për mosthirrjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Duke komentuar edhe incidentin ku deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, hodhi vezë në drejtim të Albin Kurtit, Haradinaj e lidhi këtë veprim me mospropozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit.

“Ai e ka instaluar veten mbi Kushtetutën, mbi institucionet, mbi çdo obligim kushtetues e ligjor. Mos thirrja e seancës, me arsyetimin se nëse s’ka marrëveshje ndodh dhunë në seancë, është vetëm alibi. Dhuna ka ndodhur, gjuajtja me vezë për Kurtin, jo pse e ka thirrë seancën, por pse nuk po kandidon kryetarin e Kuvendit, që është detyrë e tij”, u shpreh Ramush Haradinaj para mediave.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular