HomeSportU dhunua shtatzënë gjatë grabitjes, humbi fëmijën, 9 vite burg për “trurin”...

U dhunua shtatzënë gjatë grabitjes, humbi fëmijën, 9 vite burg për “trurin” e sulmit ndaj Donnarummës dhe partneres së tij

Advertismentspot_img

Gjykata e Parisit ka dënuar me 9 vite burg dhe 80 mijë euro gjobë Ilyas Kherbouch, 21 vjeç, i konsideruar organizatori kryesor i grabitjes së Gianluigi Donnarummës dhe partneres së tij, Alessia Elefante, në apartamentin e tyre në Paris, më 21 korrik 2023.

Ngjarja ndodhi në banesën e çiftit në zonën e Avenue Montaigne, kur grabitësit hynë nga një dritare pasi kishin arritur në çati me anë të një shkalle. Në atë kohë, Donnarumma ishte portier i PSG-së.

Futbollisti u godit në fytyrë me një tirashtyp dhe u kërcënua me thikë, ndërsa Elefante u detyrua t’i çonte autorët te kasaforta. Dhuna ndaj saj vazhdoi edhe pasi ajo u tregoi grabitësve se ishte shtatzënë. Sipas dëshmisë së saj, ajo u godit dhe u kërcënua, ndërsa në një moment u shtrëngua në fyt me kabllon e karikimit të një telefoni.

Disa ditë pas ngjarjes, Elefante pësoi një abort spontan. Gjatë procesit gjyqësor, u vlerësua se shoku i shkaktuar nga grabitja mund të ketë pasur rol në humbjen e shtatzënisë, por gjykata nuk përcaktoi një lidhje të sigurt shkakësore.

Në total, grabitësit morën sende me vlerë rreth 500 mijë euro nga banesa e çiftit. Kherbouch, i akuzuar si personi që qëndronte pas organizimit të grabitjes, është dënuar me 9 vite burg. Ndërkohë, Khyan M., 22 vjeç, i akuzuar se kishte organizuar operacionin nga burgu dhe u kishte dhënë udhëzime ekzekutorëve përmes telefonit, është shpallur i pafajshëm. Moktar D., i cilësuar si basisti që kishte ndihmuar në përgatitjen e grabitjes, është dënuar me 5 vite burg.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular