Portieri, i përfshirë në një përplasje të tmerrshme që çoi në vdekjen e lojtarit të Tenerife-s, Jesus De Miguel, i ka quajtur ditët e fundit si “ditët më të vështira të jetës së tij”.
Dje u njoftua se futbollisti spanjoll Jesús de Miguel kishte ndërruar jetë pas një përplasjeje në fushë me portierin e Andorra-s, Jesus Owono.
Owono ka folur tashmë lidhur me ngjarjen, duke deklaruar se e ka shumë të vështirë ta përballojë atë që ka ndodhur. “Këto janë ditët më të vështira të jetës sime,” e nis deklaratën ai.
“E kam të vështirë të gjej fjalët dhe e kam shumë të vështirë të përpunoj atë që ka ndodhur. E di që do të ketë shumë pyetje për t’u adresuar dhe do të përballem me gjithçka që vjen me respektin më të madh. Por për momentin, sinqerisht, nuk mund të mendoj për asgjë tjetër përveç Jesus-it dhe dhimbjes që po përjetojmë. U prefsh në paqe, Jesus”, ka shkruar ai.







