HomePolitike‘Nuk janë sardele’/Zhupa: 70 fëmijë në një klasë, Saranda e nis vitin...

‘Nuk janë sardele’/Zhupa: 70 fëmijë në një klasë, Saranda e nis vitin me kaos në kopshte e çerdhe! Bashkia të marrë masa urgjente

Advertismentspot_img

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar nga Saranda situatën në disa kopshte dhe çerdhe në nisje të vitit të ri shkollor. Sipas saj, mungesa e përfundimit të punimeve dhe organizimi i institucioneve ka bërë që fëmijët të grumbullohen në klasa me rreth 70 nxënës.

Zhupa u ndal te Kopshti nr. 1 në Sarandë, ku sipas saj është detyruar të akomodojë edhe fëmijët e çerdhes së qytetit, pasi punimet në godinën e çerdhes nuk kanë përfunduar në kohë. Për pasojë, klasat e parashikuara për kopshtin janë përdorur edhe për fëmijët e çerdhes.

“Ka qenë surprizë fillimi i vitit të ri shkollor për Bashkinë e Sarandës. Është një situatë kaotike, e paorganizuar për çerdhet dhe kopshtet e Sarandës”, deklaroi Zhupa. Ajo tha se në të njëjtat ambiente janë krijuar klasa me rreth 70 fëmijë, duke e cilësuar këtë situatë si të papërshtatshme për zhvillimin dhe edukimin e tyre. “Fëmijët nuk janë sardele që t’i sistemosh në një kuti. Ata duan hapësirën e tyre, duan kohën e tyre dhe mundësinë për t’u zhvilluar”, u shpreh deputetja e PD-së.

Deklaratë për media nga Saranda, deputetja e PD, Ina Zhupa:
Mesa duket për bashkinë Sarandë ka qenë surprizë fillimi i vitit të ri shkollor.
E them këtë sepse është një situatë kaotike, e pa organizuar për çerdhet dhe kopshtet e Sarandës, ndërkohë që duhet të ishin marrë masat që fëmijët e Sarandës të nisnin kopshtet dhe çerdhet normalisht. Unë sot ndodhem në Sarandë dhe mbrapa meje është “Kopshti nr. 1” i llogaritur për fëmijët e kësaj zone, ndërkohë janë të detyruar që të sjellin këtu dhe çerdhen e qytetit dhe klasat që ishin planifikuar për kopshtin të boshatisen që të shkojnë fëmijët e çerdhes.Dhe brenda të njëjtave klasa që ka kopshti janë bërë me 70 nxënës për klasë dhe kjo e bën të pamundur një proçes normal, edukativ, mësimdhënës për mirërritjen e fëmijëve, për zhvillimin e tyre psikologjik dhe social sepse fëmijët nuk janë sardele që ti mund t’i sistemosh në një kuti.

Fëmijët duan hapësirën e tyre, duan kohën e tyre dhe duan mundësinë për t’u zhvilluar, gjë që nuk i jepet duke bashkuar fëmijët e kopshtit dhe të çerdhes në një institucion të vetëm, duke mos e planifikuar Bashkia e Sarandës që punimet për çerdhen do duhet të kishin mbaruar në shtator. Por ky nuk është rasti i vetëm. Këtu është në mënyrë sistematike shkatërrimi i arsimit. E njëjta gjë ndodh dhe me dy kopshtet e tjera. Është në rikonstruksion kopshti “Soros” dhe fëmijët e kopshtit “Soros” kanë shkuar në Kopshtin nr. 5 dhe atje fëmijët janë bashkuar në klasa të përbashkëta duke kapur rreth 70 fëmijë në një klasë.

Kjo është një gjendje me të vërtetë kaotike e çorganizuar që dëmin ua bën fëmijëve të Sarandës. Ndaj duke ju përgjigjur dhe shqetësimit të prindërve jam këtu për t’i bërë thirrje të gjitha institucioneve të shtetit shqiptar që t’i bëjnë presion Bashkisë së Sarandës për të bërë detyrën e vetë, por t’i bëjnë presion edhe kontraktorit për të mbaruar sa më shpejt në mënyrë të tillë që të bëhet mësimi në godinat e paracaktuar për secilin institucion. Por ky është shembulli! Ky është shembulli i një bashkie që nuk e ka mendjen tek arsimi. Një bashkie që nuk ka profesionist, një bashkie që e ka mendje për të vjedhur taksat e qytetarëve dhe jo për t’i shërbyer atyre. Ndaj shumë shpejt është momenti që t’ia japim përgjigjen me votë edhe Bashkisë Sarandë për këtë keqmenaxhim që i bën qytetit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular