HomeKronikeE kapi plumbi gjatë atentatit ndaj Artan Myrtajt, 73-vjeçari dërgohet me helikopter...

E kapi plumbi gjatë atentatit ndaj Artan Myrtajt, 73-vjeçari dërgohet me helikopter drejt spitalit të Traumës

Advertismentspot_img

Xhevdet Skëndaj, 73-vjeçari që mbeti i plagosur gjatë atentatit të sotëm ndaj Artan Myrtajt në qytetin e Sarandës, po transportohet drejt spitalit të Traumës.

Raportohet se Skëndaj ka marrë një plagë me armë zjarri në gjymtyrët e poshtme. Pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, i moshuari do marrë mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

SI NDODHI NGJARJA

Artan Myrtaj, 44 vjeç, u ekzekutua me armë zjarri nga dy persona që lëviznin me motor. Ngjarja u shënua rreth orës 09:55 te ish-agjencia. Një plumb kapi edhe 73-vjeçarin Xhevdet Skëndaj, i cili po kalonte rastësisht aty.

44-vjeçari, i njohur si “Tani i Rruzhdiut”, ishte me precedentë. Ai u arrestua në lidhje me ngjarjen e 17 korrikut të vitit 2025, i akuzuar për përkrahje të autorit të krimit, ku u plagosën Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lame nga Kamza.

Autor i plagosjes ishte Ramadan Zoto, 44 vjeç, ndërkohë që Artan Murtaj, Klaus Jacaj dhe Erjon Canaj e ndihmuan atë në ngjarje dhe gjatë arratisjes. Myrtaj njihej edhe si përdorues i lëndëve narkotike dhe i dënuar më parë për “vjedhje”.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular