HomeKronikeHyri me disa të tjerë për të vjedhur në një banesë në...

Hyri me disa të tjerë për të vjedhur në një banesë në Itali, pronari vret shqiptarin

Advertismentspot_img

Një shqiptar është vrarë me armë zjarri gjatë një tentative vjedhjeje në Baldissero d’Alba, në provincën e Cuneos në Itali.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari, i moshës midis 35 dhe 40 vjeç, kishte hyrë bashkë me disa të tjerë, për të grabitur në një shtëpi fshati në rinovim, por u vra nga pronari italian që qëlloi me armë zjarri në mes të natës kur dërgjoi zhurma.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 02:00, dhe pronari 35 vjeçar italian ishte vetëm në shtëpi. Pasi dëgjoi zhurmat, mori armën që e posedonte me leje dhe qëlloi. Pak çaste më vonë, vetë pronari i shtëpisë telefonoi policinë.

Punonjësit e emergjencës u përpoqën ta shpëtonin shqiptarin, por pa sukses.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular