Ambasada amerikane në Tiranë, me nisjen e detyrës së ambasadorit të ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar edhe ceremoninë e ngritjes së flamurit amerikan në rezidencë.
“Një kapitull i ri nis në Shqipëri! Trupa e Marinsave të Shteteve të Bashkuara ngriti flamurin amerikan në rezidencën zyrtare, teksa Ambasadori Wendt nis detyrën e tij”, thuhet në mesazhin e ambasadës.
Ambasada thekson gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit dhe të aleancës mes dy vendeve.
“Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, aleancat tona janë më të forta kur qëndrojmë së bashku, ndajmë përgjegjësitë dhe punojmë për një të ardhme më të begatë e më të sigurt për të dy vendet tona”, vijon deklarata.
Postimi i ambasadës së SHBA:
Një kapitull i ri nis në Shqipëri! Trupa e Marinsave e Shteteve të Bashkuara ngriti flamurin amerikan në rezidencën zyrtare, teksa Ambasadori Wendt nis detyrën e tij. Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, aleancat tona janë më të forta kur qëndrojmë së bashku, ndajmë përgjegjësitë dhe punojmë për një të ardhme më të begatë e më të sigurt për të dy vendet tona.











