HomeSocialeRaporti global i Wolt: Konsumatorët po përdorin platformën për gjithnjë e më...

Raporti global i Wolt: Konsumatorët po përdorin platformën për gjithnjë e më shumë nevoja të përditshme

Advertismentspot_img

Tiranë, 29 shtator 2026 – Blerjet javore të ushqimeve, ushqimi për kafshën e shtëpisë apo një dhuratë që pothuajse e kishit harruar: gjithnjë e më shumë blerje të përditshme po bëhen përmes Wolt. Raporti i Wolt për Tregtinë me Pakicë 2026 tregon se sa është rritur ky zakon. Që nga viti 2015, Wolt ka realizuar më shumë se 230 milionë porosi nga dyqanet në mbarë botën. Sot, më shumë se 2 milionë njerëz porosisin çdo muaj produkte përmes Wolt, ndërsa shitjet me pakicë përbëjnë më shumë se një të katërtën e shitjeve në platformë në nivel global.

Këto porosi po bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e rutinës së përditshme. Në vitin 2025, 48% e porosive ushqimore në Wolt përfshinin të paktën dhjetë artikuj, ndërsa vlera e porosive ushqimore u rrit me 46%. Gjashtë në dhjetë klientë të shitjes me pakicë porositën sërish muajin pasues. Klientët po e përdorin Wolt si për blerjet më të mëdha, ashtu edhe për disa produkte që u nevojiten menjëherë.

Lista e blerjeve shkon shumë përtej ushqimeve. Kategoria e produkteve jo-ushqimore në shitjet e Wolt u rrit më shumë se trefish nga viti 2022 në vitin 2025, ndërsa elektronika, produktet për kafshët shtëpiake dhe produktet e shëndetit dhe bukurisë ishin ndër kategoritë me rritjen më të shpejtë. Përmes të njëjtit aplikacion, klientët mund të planifikojnë blerjet në supermarket, të plotësojnë rezervat me produktet bazë për shtëpinë ose të gjejnë një dhuratë në momentin e fundit.

Vlera e këtij shërbimi ndryshon sipas nevojave të ditës. Disa klientë duan ta planifikojnë dërgesën sipas angazhimeve të tyre. Të tjerë duan të shmangin vajtjen në dyqan, të mos mbajnë çanta të rënda ose të marrin shpejt diçka që u nevojitet. Wolt i ndihmon t’i bëjnë blerjet në mënyrën që i përshtatet më mirë ditës së tyre.

Platforma i ndihmon gjithashtu dyqanet të arrijnë edhe te njerëz që ndoshta nuk do t’i kishin vizituar fizikisht. Sipas hulumtimit të Wolt me klientët, 28% e blerësve porositën për herë të parë nga një biznes, ndërsa 23% u rikthyen te një biznes nga i cili nuk kishin blerë prej më shumë se tre muajsh. Bizneset lokale përbëjnë 57% të pikave të shitjes me pakicë në Wolt në nivel global. Deri në dhjetor 2025, në platformë ishin aktive më shumë se 40,000 pika të shitjes me pakicë, një rritje prej 43% krahasuar me një vit më parë.

Në Shqipëri, Wolt është zgjeruar në tetë qytete që nga hyrja në treg në vitin 2024. Ndërsa gjithnjë e më shumë biznese lokale bëhen pjesë e platformës, klientët mund të gjejnë në një vend të vetëm vakte, produkte ushqimore dhe artikuj të përditshëm: një qendër tregtare digjitale në xhepin e tyre, ku mund të zbulojnë më shumë nga ajo që ofron lagjja e tyre. Për bizneset e shitjes me pakicë, kjo është një mënyrë tjetër për t’u gjetur nga klientët dhe për t’u shërbyer atyre përtej dyqanit fizik.

“Ky raport pasqyron se si po ndryshon mënyra e të bërit blerje. Klientët po i drejtohen gjithnjë e më shumë Wolt për nevojat e tyre të përditshme, ndërsa bizneset lokale po gjejnë mënyra të reja për t’u lidhur me ta,” u shpreh Lisandri Dragoj, Përfaqësues i Wolt për Shqipërinë dhe Kosovën. “Në Shqipëri, e kemi parë Wolt të zgjerohet përtej dërgesave nga restorantet, duke u kthyer në një platformë ku njerëzit mund të zbulojnë dhe të kenë në dispozicion më shumë nga ajo që ofron lagjja e tyre, të gjitha në një vend. Raporti na jep një pamje më të gjerë të këtij ndryshimi dhe na ndihmon të kuptojmë se si mund të vazhdojmë të krijojmë vlerë si për klientët, ashtu edhe për bizneset lokale.”

Raporti i plotë i Wolt për Tregtinë me Pakicë 2026 dhe metodologjia e tij ndërthurin të dhëna nga platforma Wolt, hulumtime me klientët dhe studime të pavarura, për të treguar se si po ndryshojnë blerjet e përditshme.

FUND

Rreth Wolt
Wolt është një kompani teknologjike me seli në Helsinki, misioni i së cilës është të sjellë më shumë gëzim, thjeshtësi dhe mundësi të ardhurash në komunitetet anembanë botës. Wolt zhvillon një platformë të tregtisë lokale që lidh njerëzit që duan të porosisin ushqime, produkte supermarketesh dhe mallra të tjera me bizneset që i shesin dhe personat që i dorëzojnë. Në Shqipëri, Wolt operon aktualisht në tetë qytete, duke lidhur konsumatorët me restorante, dyqane dhe biznese të tjera përmes platformës së saj. Wolt u themelua në vitin 2014 dhe iu bashkua DoorDash (NASDAQ: DASH) në vitin 2022. Sot, DoorDash operon në më shumë se 40 vende. Më shumë informacion gjendet në faqen zyrtare të Wolt.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular