HomeSportAsllani përsëri në formë, i befason të gjithë me përgjigjen për të...

Asllani përsëri në formë, i befason të gjithë me përgjigjen për të ardhmen: Dua të qëndroj shumë gjatë

Advertismentspot_img

Kristjan Asllani ishte protagonist në grumbullimin e Kombëtares për ndeshjet e Ligës së Kombeve pasi shënoi 3 herë brenda pak ditësh dhe ndihmoi Shqipërinë që të merrte kreun e grupit. Të rëndësishëm ishin sidomos golat ndaj San Marinos, në suksesin 2-1 të kuqezinjve, me mesfushorin i cili pranoi pas sfidës se ekipi mik kishte shkaktuar më shumë probleme se sa mendohe

“Sinqerisht, duhet t’i bëjmë komplimente San Marinos. Ata erdhën këtu dhe luajtën hapur, gjë që nuk pritej. Duhet t’i përgëzojmë. Nuk ishte e lehtë për ne; bëmë një pjesë të parë të mirë, por, e dini… ishte si gjysma-gjysma, ndoshta pak lodhje, edhe pse edhe ata kishin luajtur katër ndeshje në 15 ose 16 ditë. Patëm vështirësi reale, por po marrim tri pikët dhe vendin e parë në grup.

San Marino padyshim na krijoi vështirësi. vetëm u duhen bërë komplimente, erdhën këtu dhe luajtën pa frikë, ndaj u uroj shumë fat. Gjithsesi, ne jemi një skuadër e mirë; kemi nisur një cikël të ri me trajnerin Maran dhe jemi të lumtur. Luajtëm dy ndeshje miqësore në verë, por ishim paksa jashtë ritmit, kishim pushimet në mes. Tani jemi rikthyer në formë dhe jemi të lumtur. Është për të ardhur keq për ndeshjen në Finlandë dhe atë karton të kuq por ky është futbolli.

Objektivi? Nuk e di; u kemi thënë të gjithëve se objektivi ynë është vendi i parë. Tani po kthehemi te klubet tona dhe më pas do të rikthehemi këtu për të treguar vlerat tona”, shpjegoi Asllani për “San Marino TV”.

Më pas ai u pyet për kthimin në Itali dhe në këtë moment dha një përgjigje që pritej nga pakkush. “Nuk e di. Tani kam nisur këtë përvojë të re dhe sinqerisht, do të doja të qëndroja për një kohë të gjatë”, u shpreh futbollisti i huazuar nga Interi tek Al Xhazira në Emiratet e Bashkuara Arabe ku duket se futbollisti ka ndër mend të qëndrojë për një kohë të gjatë duke anashkaluar futbollin e rëndësishëm në Europë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular