HomeKryesoreEMRI/Marrëveshja në mesnatë mes VV dhe PDK shmang zgjedhjet e parakohshme, zgjidhet...

EMRI/Marrëveshja në mesnatë mes VV dhe PDK shmang zgjedhjet e parakohshme, zgjidhet Presidenti i ri  

Advertismentspot_img

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur me 81 vota pro Presidente e re e Kosovës. Kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje është votuar në Kuvend në limite të afateve kushtetuese, duke shmangur kësisoj zgjedhjet e parakohshme për të katërtën herë radhazi brenda dy vjetësh.  

Po sot me shumicë votash deputetët kanë votuar edhe ndryshimet në ligjin për “Specialien”. Votimi solli festë dhe ovacione në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Zgjedhja e kreut të ri të shtetit ishte pikërisht kushti kryesor i kryeministrit Albin Kurti, për t’i hapur rrugë votimit për ndryshimet e ligjit për Specialen.  

Më herët kreu i PDK Bedri Hamza pranoi emrin e propozuar nga Vetëvendosja si kandidate për Presidente, ndërsa propozoi si kundër kandidate edhe Eliza Hoxhën.

Kush është Shiroka-Pula

Që prej vitit 2025 Shiroka-Pula u zgjodh kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), duke u bërë gruaja e parë që e udhëhoqi këtë institucion, të themeluar në vitin 1975.

Shiroka-Pula e ka kryer arsimin fillor dhe të mesëm në Prishtinë, ndërsa në vitin 1976 ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

Studimet pasuniversitare në fushën e teorisë dhe politikës së zhvillimit ekonomik i ka përfunduar në vitin 1984 në Fakultetin e Shkencave Ekonomike të Universitetit të Zagrebit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular