Një ngjarje tragjike ka ndodhur gjatë orëve të fundit në Greqi, ku një shqiptar ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur nga shpërthimi në rafinerinë “Motor Oil” në vendin fqinj.
43-vjeçari Robert Cakaj ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda të shkaktuara nga shpërhimi paraditen e kësaj të premteje në Agioi Theodori të Greqisë.
50-vjeçari Dorian Hysa, mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi dhe vijon të trajtohet në gjendje kritike, i intubuar në repartin e terapisë intensive.
Pesë punonjës mbetën të plagosur rëndë kur ndodhi shpërthimi gjatë punimeve të mirëmbajtjes në rafineri.
Kompania reagoi duke shprehur ngushëllimet për humbjen e jetëve.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin se njëri nga dy punonjësit e kompanisë kontraktore bashkëpunuese, të cilët pësuan lëndime të rënda në aksidentin e sotëm, ka ndërruar jetë pavarësisht të gjitha përpjekjeve të mjekëve.
Gjendja shëndetësore e punonjësit tjetër mbetet kritike. Drejtësia dhe të gjithë punonjësit e kompanisë shprehin ngushëllimet e tyre të sinqerta dhe angazhimin për të qëndruar pranë familjes së viktimës.
Autoritetet kompetente po hetojnë shkaqet e aksidentit dhe kompania po bashkëpunon plotësisht me to”, thuhet në njoftim.







