HomeAktualitet"Nëse dashuria do të mund të sillte përsëri..."/ Motra e Renis Dobrës...

“Nëse dashuria do të mund të sillte përsëri…”/ Motra e Renis Dobrës prek me fjalët: Ende të pres!

Advertismentspot_img

Motra e Renis Dobrës, 23-vjeçarit që u rrëmbye dhe u vra 15 muaj më parë, ka bërë një reagim prekës në rrjetet sociale. 

Ajo ka shprehur dhimbjen e thellë dhe mallin që vazhdon të ndiejë për të, teksa kujton momentet e kaluara së bashku, bisedat, të qeshurat dhe përqafimet që sot do të dëshironte t’i përjetonte edhe një herë. Mes fjalëve të saj, motra shpreh edhe pendesën për momentet e humbura, duke theksuar se dashuria për të vëllain do të mbetet e përjetshme. 

Mesazhi vjen një ditë pasi Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim katër persona të dyshuar për përfshirjen në rrëmbimin dhe vrasjen e 23-vjeçarit, Fation Bushgjokaj, Petrit Hoxha (Çakraj), Kristë Bushgjokaj dhe Aleksandër Bushgjokaj.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë u raportua nga policia mëngjesin e 9 korrikut 2025, kur dhe është gjetur i riu i pajetë pranë liqenit të Ulzës, Shkopet, pasi ishte i raportuar i zhdukur nga familjarët e tij. 

Nga hetimet e kryera, dyshohet se të arrestuarit kanë rrëmbyer dhe kanë mbajtur peng 23-vjeçarin, trupi i të cilit u gjet me shenja dhune pranë liqenit të Ulzës, Shkopet. 

Shkak për kryerjen e këtij krimi të rëndë, janë bërë konfliktet për trafikun e drogës. Konflikti me 3 vëllezërit dhe Petrit Çakrrin dyshohet se ka ardhur pasi Dobra ka tentuar t’i mashtrojë disa herë për sasitë e lëndëve narkotike, detaje që me sa duket u kuptuan nga grupi kriminal. Vetë Dobra ka qenë dënuar në Gjermani për shpërndarje të lëndëve narkotike, pjesë e një grupi kriminal e më pas ishte deportuar për në Shqipëri.

Mesazhi i plotë: 

Kanë kaluar 1 vit e 3 muaj pa ty, por zemra ime ende nuk arrin ta besojë që ti nuk je më këtu. Ende të pres. Ende më duket sikur do të të shoh, sikur do të dëgjoj zërin tënd, sikur do të vijë ai moment kur do të mund të përqafoj përsëri. 

Më mungon… më mungon më shumë nga sa mund ta shpjegojnë fjalët. Me lot në sy kujtoj çdo moment me ty. Çdo të qeshur, çdo bisedë, çdo gjë të vogël që dikur më dukej normale dhe sot do të jepja gjithçka vetëm ta përjetoja edhe një herë. Ka net kur fle dhe pres të të shoh në ëndërr. Dhe kur zgjohem e kuptoj që nuk të pashë, mërzitem shumë. Sepse në ëndërr është i vetmi vend ku zemra ime shpreson të takojë përsëri. 

Sikur të mund të të përqafoja vetëm edhe një herë… Do të shtrëngoja fort dhe nuk do të të lija. Do të thosha sa shumë të dua. Do të thosha sa shumë më ke munguar. Do të kërkoja falje një mijë herë për çdo herë që të kam ngritur zërin, për çdo fjalë që ndoshta të ka lënduar, për çdo gjë që nuk ta plotësova kur ti e deshe. Më fal, vëllai im. Sot do të doja të mos kisha kursyer asnjë përqafim, asnjë të dua, asnjë minutë me ty. 

Por dua të dish diçka, unë të kam dashur gjithmonë. Edhe kur jam mërzitur, edhe kur të kam bërtitur, edhe kur nuk kemi qenë dakord. Dashuria ime për ty ka qenë aty dhe do të jetë gjithmonë. Ti nuk ishe thjesht vëllai im. Ti ishe vëllai im i vetëm. Drita e syve të mi. Një pjesë e zemrës sime. Dhe tani që nuk je këtu, e kuptoj sa shumë nga zemra ime ke marrë me vete. 

Do të doja të tregoja gjithçka që ka ndodhur që kur ike. Do të doja të tregoja sa herë më ka marrë malli, sa herë kam qarë fshehurazi, sa herë kam dashur të telefonoj e pastaj më është kujtuar se nuk mundem. Por mbi të gjitha do të doja të thoja edhe një herë: Të dua, vëllai im. Më fal për gjithçka. Më mungon çdo ditë. Dhe nuk do të harroj kurrë. 

Nëse dashuria do të mund të sillte përsëri, ti do të ishe këtu në krahët e mi. Deri atëherë, do të mbaj në zemër, në kujtime, në çdo lot dhe në çdo buzëqeshje që më sjell ndër mend ty. Pusho i qetë, vëllai im i shtrenjtë. Motra jote do të dojë përgjithmonë. 

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular